Soni vazhdon të flasë për Florin: Është si një gjë e papërmbyllur emocionalisht

Prishtinë | 09 Qer 2026 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Nëse kishte ende dyshime se historia e Soni Malajt me Flor Mumajesin i përket vetëm së shkuarës, vetë këngëtarja duket se po i zbeh gjithnjë e më shumë ato.

Gjatë një bisede me Sarën në “Ferma VIP 3”, Soni u kthye sërish te marrëdhënia e saj e dikurshme me Florin, duke e përshkruar atë si diçka që nuk është mbyllur plotësisht në planin emocional.

“Është si një gjë e papërmbyllur emocionalisht”, tha ajo.

Sara e pyeti më pas pse nuk e kishin provuar ndonjëherë të riktheheshin bashkë, ndërsa Soni u përgjigj shkurt:

“Sepse unë u martova.”

Biseda vazhdoi me Sarën që tha se shpirtrat binjakë e gjejnë gjithmonë rrugën për t’u rikthyer te njëri-tjetri. Në atë moment, Soni la të kuptohej se kontakti apo afrimiteti mes tyre nuk ka munguar ndër vite.

“Po, gjithmonë e kemi gjetur. Po herë ishte njëri, herë s’ishte… dhe ishte gjithmonë ajo frika…”

Në fakt, kjo është vetëm deklarata më e fundit në një seri rrëfimesh që Soni ka bërë për Florin gjatë qëndrimit të saj në fermë. Fillimisht ajo foli për rëndësinë që ka pasur ai në jetën e saj, më pas erdhi surpriza me dronët, më vonë deklarata “nuk e di a jemi ndarë ndonjëherë”, ndërsa tani këngëtarja po e përshkruan historinë e tyre si diçka ende të papërfunduar emocionalisht.

Të ngjashme