Abazoviqi të premten para mosbesimit në kuvend

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Malit të Zi e drejtuar nga shqiptari Dritan Abazoviq të premten do të përballet me votën e mosbesimit.

Nisma për thirrjen e mocionit është e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviq, mbështetur nga pesë parti.

Janë 36 nënshkrime të mbledhura deri më tani nga deputetët për thirrjen e kësaj seance, derisa duhen edhe pesë të tjera.

Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi më 28 prill, derisa mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë që drejton ai është thirru pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.

Të ngjashme