Adresoni problemet direkt pa u dukur i pasjellshëm

Prishtinë | 15 Tet 2023 | 23:33 | Nga Ekonomia Online

Pesë këshilla për ballafaqimin me problemet, jo me njerëzit.

Bota e ndërmarrësisë nuk ka vend për agresivitet pasiv ose për pa qartësi. Si një pronar biznesi, ju do të kurseni kohë, para dhe shumë stres duke qenë direkt me njerëzit tjerë. Por, ka dallim në mes të qenit direkt dhe në mes të qenit i pasjellshëm, dhe e gjitha ka të bëjë me një teknikë. Këtu janë pesë këshilla se si të ecni në atë vijë pa e tejkaluar atë.

Mos bëni supozime

Është e pamundur të dini gjithçka për një person. Partneri i biznesit i cili duket përtac dhe i shkëputur nga të tjerët mund të jetë duke kaluar një situatë të vështirë në jetën e tij. Punonjësi i cili duket se nuk është i aftë ndoshta nuk ka bërë trajnimin që ju dëshironi që ai t’a kishte pasur. E njëjta gjë vlen për bizneset dhe organizatat, nëse ata nuk punojnë me ju në mënyrën si dëshironi ju, mund të ketë një arsye të cilën nuk e dini. Para se të ballafaqoheni me dikë për një çështje, sigurohuni që i keni të gjitha faktet.

Sigurohuni që biseda juaj i shërben një qëllimi

Ajo që do të thoni a do të jetë e dobishme apo vetëm do t’i mërzisë ata? Nëse shpresoni të zgjidhni një konflikt apo të diskutoni plane për të ardhmen me dikë, ju duhet të keni një qëllim të qartë në mendjen tuaj. A po rrisni mbledhjet e punonjësve, po nënshkruani një marrëveshje sponzorimi apo po sillni një partner të ri biznesi? Nëse vetëm e nervozoni dikë, atëherë nuk është një qëllim produktiv.

Planifikoni atë që do të thoni

Kur vjen puna e të qenit direkt me dikë, fjalët janë gjithçka. Si i shprehni shqetësimet tuaja mund të ndikojë në atë se a përfundon pala tjetër e nervozuar, e ofenduar apo është e gatshme të ndihmojë. Për këtë arsye, ju duhet të planifikoni atë që dëshironi të thoni para se ta thoni me të vërtetë. Ju nuk duhet të përgatiteni shumë, bisedat nuk shkojnë gjithmonë në mënyrën siç mendoni, por një konsideratë e vogël është e nevojshme. Gjëja e fundit që ju duhet është që dikush të ndjehet i ofenduar kur ju në fakt keni nevojë për ndihmën e tij për të zgjidhur një problem.

Adresoni fenomenin, jo personin

Sërish, ka të bëjë me fjalët. Edhe nëse punonjësi juaj është përtac dhe nuk i intereson puna, nëse i kritikoni ata në vend të performancës së tyre do të largojë fokusin nga problemi dhe do t’i nervozojë ata.

Për shembull, në vend se të thoni, ‘’Më duket se e keni lënë punën pas dore së fundmi’’ , thoni diçka si: ‘’Kam vënë re se produktiviteti juaj është zvogëluar gjatë javëve të fundit’’. Bëjeni te qartë se jeni të shqetësuar për atë efekt dhe se si mund ta rregulloni atë, pa e kritikuar personin.

Synoni rezultate pozitive

Tingëllon e dukshme, por është e lehtë të harroni qëllimin e fundit kur parashikoni se si të jeni direkt me dikë. Atëherë kur thoni pjesën tuaj, ju duhet të ndjeheni me vetëbesim që keni komunikuar në mënyrë efikase dhe keni punuar drejt një rezultati pozitiv. Propozimi i zgjidhjeve potenciale është një mënyrë e mirë për të mirëmbajtur mentalitetin dobiprurës, dhe gjithashtu dëgjimi aktiv i përgjigjes së personi tjetër dhe pajtueshmërisë kur është i duhur. Sërish, qëllimi nuk është të tregoni diçka, është të zgjidhni një problem.

Është e mundur të jeni direkt pa qenë “ai personi’’, procesi vetëm ka nevojë për planifikim dhe konsideratë shtesë.

Të ngjashme