Arrestohet dhe i konfiskohen armë një shtetasi kosovarë në Milloshevë të Obiliqit

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale e Prishtinës, ka arrestuar një shtetas të Kosovës, si dhe ka konfiskuar një armë zjarri dhe disa fishekë, të cilat janë gjetur në veturën e tij që mbajnë targa të huaja.

Sipas njoftimit të Policisë i arrestuari në fshatin Milloshevë të Obiliqit të mërkurën në orën 22:30, është H. A, mashkull 28 vjeç.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në kuadër të veprimtarisë operative që po kryen policia e rajonit të Prishtinës me qëllim përmbushjen e misionit për garantimin e rendit e të sigurisë publike dje rreth orës 22:30, në  fshatin Milloshevë të Obiliqit, ka ndaluar veturën BMË me targë të huaj.

Marrë parasysh rrethanat në të cilat ishte ndaluar vetura, policia kishte ushtruar një kontroll të detajuar ndaj personave dhe veturës me ç’ rast nën ulësen e vozitësit  ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:

▪︎     Një (1) revole të tipit ZASTAVA, kalibër 9  mm

▪︎    Tetë (8) copë fishek, kalibër 9 mm,

▪︎     Një (1)  karikator, si dhe

▪︎     Një (1)  shkop druri

I dyshuari;

•  H. A, mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

Personat e tjerë që ishin prezent në veturë janë intervistuar në cilësinë e rekomanduar nga prokurori i shtetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme