10 libra ose autorë të famshëm, që ishin të ndaluar

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 20:37 | Nga

Librat e ndaluar janë libra ose veprat të tjera të shtypura si Ese ose Drama, të cilat janë të ndaluara më ligj. Praktika e ndalimit të librit është një formë e censurimit, nga motive politike, fetare ose edhe komerciale. Ky artikull i paraqet disa nga lista e gjatë librave të ndaluar, censurimi i të cilave ka ndodhur në vende të ndryshme të botës, për aryse të ndryshme:

1. “Rreth heshtjes në letërsi” (Ese) – Živorad Stojković

Ky libër ka qenë i ndaluar në ish – Jugosllavi, me një urdhër të gjykatës, në vitin 1951.

2. “Gjithçka e qetë në frontin e perëndimit” (Novel anti – luftë) – Erich Maria Remarchue

Ky libër ka qenë i ndaluar në gjermaninë naziste, me arsyetim se është demoralizues dhe fyes për ushtrinë gjermane.

3. “Ferma e Kafshëve” (Novel politike) – George Orwell

Edhe pse e përfundur në vitin 1943, gjatë dy viteve të parë asnjë botues nuk pranoi ta botojë këtë libër, për shkak të kritikës që libri kishte ndaj Bashkimit Sovjetik, aleatit më të madh ushtarak të Britanisë së Madhe, në Luftën e Dytë Botërore. Atëherë kur u publikua, ky libër u ndalu në Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera komuniste. Në vitin 2002 kjo novel u ndalua edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, me arsyetimin se përmbante tekst ose pamje të cilat binin ndesh me vlerat Islame. Ky libër ende është i ndaluar në Korën Veriore dhe në Vietnam.

4. Bibla (tekst religjioz)

Historikisht, disa vende i kanë censuruar diza verzione të Biblës. Bibla në gjuhën spanjolle ishte e ndaluar nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Në vitin 1234, mbreti James I i Aragonit, urdhëroi djegien e saj.

5. Kurani – (tekst religjioz)

Ashtu si edhe shumë libra të tjerë fetar, edhe kurani ka qenë subjet i cenzurimit për gjatë historisë. Ndalimi më i fundit i një verzioni të Kuranit ka ndodhur në vitin 2013, kur një Gjykatë në Rusi e censuroi këtë tekst nën ligjin e ekstremizmit fetarë.

6. “Vargjet Satanike” (Novel) – Salman Rushdie

Ky libër është i ndaluar për blasfemi të supozuar kundër islamit. Vendet në të cilat nuk lejohet ky libër janë: : Bangladeshi, Egjipti, India, Irani, Kenia, Kuëaiti, Liberia, Malajsia, Papua Neë Guinea, Pakistani, Senegali, Singapori, Sri Lanka, Tanzania dhe Tailanda.

7. “Kodi i Da Vinçit” (Novel) – Dan Brown

Në shtator të vitit 2004 u ky libër u ndalu në Liban, pasi liderët katolik konsideruan se ishte fyes për Krishterimin.

8. “Candide” (Novel) – Voltaire
U konfiskua nga Dogana në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1930. Konsiderohej si libër i trupshëm.

9. “Përbindëshi” (Novel) – Ismail Kadare

Ky libër i Kadares ka qenë i ndaluar për 25 vite në Shqipëri, nga viti 1965 deri në vitin 1990.

10. “Fitorja e paarmatosur” – Bertrand Russell

Ky libër ka qenë i ndaluar në Indi, me arsyetimin se përmban detaje të pahijshme të luftës Sino – Indiane, të vitit 1962.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme