10 muzetë më të mirë në gjithë botën

Prishtinë | 04 Pri 2017 | 10:51 | Nga

TripAdvisor ka bërë publikë pak kohë më parë rezultatet e Zgjedhjeve të Udhëtarëve, Travelers’ Choice për muzetë më të mira dhe MoMA i New York-ut është renditur i pari për të dytin vit radhazi.

Duke përdorur një algoritëm që vlerëson sasinë dhe cilësinë e përshtypjeve gjatë një viti në llogarinë e tij, sajti i udhëtimeve, përcaktoi 25 muzetë më të mira në Amerikë dhe në sferën ndërkombëtare. Ja 10 institucionet më të mira të artit në të gjithë botën:

Muzeu i Artit Metropolitan–New York City, New York

Turi më i vlerësuar: Viator VIP: EmptyMet Tour në The Metropolitan Museum of Art – çmimi i biletës fillon $125 për person

Hyrja: Të rriturit – $25, Të moshuarit – $17, Studentët – $12, Fëmijët nën 12 vjeç –Hyrje e lirë.

Instituti i Artit të Chicago-s – Chicago, Illinois

Hyrja më e vlerësuar: Hyrja e zakonshme në Art Institute of Chicago – biletat nisin nga $25 për person

Hyrja: Të rriturit – $25; Të moshuarit, Studentët, Adoleshentët – $19; Fëmijët nën 14 – Hyrje e lirë

Muzeu Shtetëror Hermitage dhe Pallati Dimëror– Shën Peterburg, Rusi

Turi më i vlerësuar: Turi me ecje i grupeve të vegjël në Muzeun e Shtetit Hermitage–biletat fillojnë nga $40 për person

Hyrja: Të rriturit, të moshuarit, studentët – $9; Fëmijët – Hyrje e lirë

Musée d’Orsay – Paris, Francë

Hyrja më e vlerësuar: Biletat që shmangin radhën në Musée d’Orsay–nisin në vlerë $16 për person.

Hyrja: Të rriturit– $14, Nën 18 vjeç – Falas

Muzeu Kombëtar i Antropologjisë (Museo Nacional de Antropologia) – Qyteti i Mexico-s, Meksikë

Turi më i mirë për t’u prenotuar: Muzeu Kombëtar i Antropologjisë në Meksiko, hyrje dhe guidë–blitetat nisin në vlerën $21 për person.

Hyrja: Të rriturit – $4, Fëmijët– Falas

Memoriali dhe Muzeu Kombëtar 9/11– New York City, New York

Turet më të vlerësuara për t’u prenotuar: Turi me ecje i Memorialit 9/11 dhe World Trade Center– biletat fillojnë $35 për person

Hyrja: Të rriturit – $24; Të moshuarit, veteranët, studentët e kolegjit– $18; Të rinjtë (7-17) – $15; fëmijët nën 7 vjeç – Falas

Muzeu Kombëtar Prado – Madrid, Spanjë

Turi më i vlerësuar për t’u prenotuar: Viator VIP: Akses i hershëm në Museo del Prado bashkë me Muzeun Kombëtar Reina Sofia –biletat nisin nga $49 për person.

Hyrja: E lirë

Muzeu Britanik– Londër, Mbretëri e Bashkuar

Turi më i vlerësuar: Turi Highlights në Muzeun Britanik në Londër përfshin Rosetta Stone – biletat nisin në $31 për person.

Hyrja: E lirë

Muzeu Akropolis– Athinë, Greqi

Turi më i vlerësuar: Shmang radhën: Tur me guidë i Muzeut të Ri të Akropolit të Athinës– biletat nisin në çmimin $23 për person.

Hyrja: Të rriturit – $6; Të moshuarit, studentët – $3; Fëmijët nën 5 vjeç – Falas

Muzeu Vasa – Stokholm, Suedi

Turet më të vlerësuar: Turi 2 orë me guidë i Muzeut Vasa – biletat fillojnë në vlerat 73$ për person

Hyrja: Të rriturit – $16, Studentët – $12, Fëmijët nën 18 vjeç – Falas

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme