17 thënie briliante për lumturinë

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 22:10 | Nga Ekonomia Online

Kërkimi i lumturisë është një e drejtë e patjetërsueshme…Por si mund të kontribuojmë për ta bërë botën më të mirë, madje edhe në mënyrën tonë të vogël?

Duke filluar nga vetja, e cila nuk është aspak një veprim egoist, përkundrazi: kush është i lumtur e bën më të lumtur ambientin në të cilin jeton.

Në vijim, kemi përzgjedhur 17 thënie për lumturinë:

1. Suksesi është të marrësh atë që do. Lumturia është të duash atë që merr – Dale Carnegie

2. Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por nga mënyra se si ne i shohim ato – Tolstoi

3. “Për çdo minutë që je i mërzitur, humb 60 sekonda lumturie” – Ralph Waldo Emerson

4. “Ka shumë gjëra të mira në botë, për të cilat ia vlen të luftosh” – J.R.R. Tolkien

5. “Nuk është as pasuria e as shkëlqimi, por qetësia dhe përkushtimi me të cilin fal lumturi” – Lucille Ball

6. “Kur një derë lumturie mbyllet, një tjetër hapet, por shpesh ne e mbajmë shikimin shumë gjatë te dera e mbyllur dhe nuk e shohim derën e hapur para nesh” — Helen Keller

7. “Është një fillim i mbarë, nëse je në gjendje të kuptosh se çfarë të bën të lumtur” — Lucille Ball

8. “Lumturia është në mendje. Zakonisht, njerëzit janë aq të lumtur sa ndihen me mendjen e tyre” ― Abraham Lincoln.

9. “Nga gëzimi dhe të qeshurat, le të vijnë rrudhat” ― William Shakespeare

10. “I vetmi gëzim i madh në botë është të rifillosh” — Cesare Pavese

11. “Nëse shpenzon gjithë jetën duke pritur stuhinë, nuk do të kënaqesh kurrë me diellin” — Morris West

12. “Nuk mund të jesh i lumtur ndërsa je shpeshherë i mërzitur” ― Lauren Oliver

13. “Lumturia nuk është pushtet parash, ajo qëndron te kënaqësia e arritjeve dhe te përpjekjet për punët krijuese” — Franklin D. Roosevelt

14. “Mos prit që të tjerët të jenë të lumtur për ty. Çdo copëz lumturie që fiton, shijoje me veten” — Alice Walker

15. “Një pesimist shikon vështirësitë në çdo mundësi që i jepet, ndërsa një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi” ― Winston Churchill

16. “Nëse buzëqesh edhe kur je vetëm, atëherë me të vërtetë ia ke dalë të jesh i lumtur” ― Andy Rooney

17. Nuk kam nevojë për drogëra për të qenë një gjeni, mos mendoni se një gjeni është njerëzor. Por unë kam nevojë për buzëqeshjen tuaj, që të jem i lumtur.

Të ngjashme