Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” i ndahet kompozitorit Akil Koci

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 11:52 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi ka bërë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” për vitin 2017 iu dha kompozitorit Akil Koci, raporton Ekonomia Online.

Çmimi për veprat vokalo-instrumentale dhe muzikore skenike iu nda kompozitorit Krist Lekaj; Çmimi për veprat orkestrale simfonike dhe koncentrate, iu dha Mendi Mengjiqi; ndërsa Çmimi për veprën kamertale iu nda Ardian Halili; Çmimin për veprat korale e morri Kreshnik Alickaj dhe çmimi për veprën soloistike dhe duo, Blondi Krasniqi.

Ministri Gashi tha se cimet e ndara janë vlerësim dhe mirënjohje për punë e bërë të artistëve. Ai u ka garantuar atyre mbështetje jo vetëm financiare ngase sipas tij, krijimtaria nuk paguhet me vlerat që artistët kanë dhënë.

“Për mua si ministër i MKRS është nder i veçantë që kemi krijues në Kosovë, talentet e tillë që me veprimtari kanë mbajt gjallë muzikën në Kosovë dhe për këtë çmimet që ndahen sot janë vlerësime dhe mirënjohje për punën e juaj”, tha Gashi.

“Si MKRS jemi të interesuar me qenë në mbështetje të artistëve në Kosovë në të gjitha fushat dhe besoj se jemi në rrugë të mbarë me të gjithë krijuesit dhe këngëtarët, artistet dhe besoj që kemi mbështetje të mirë për gjitha kategoritë”, tha ai

“Ne si shtet jemi krenarë me punën që kemi bërë në vazhdimësi dhe është shumë moment i rëndësishëm dhe historik për ne që ka ardhur koha që ne të vlerësojmë punën e juaj, jo vetëm ajo financiarisht, por pjesa e vlerësimit sepse krijimtaria nuk paguhet me vlera që keni dhënë dhe jam mirënjohës që po bëjmë një punë jashtëzakonisht të mirë në fushën e muzikës”, tha Gashi.

“Kemi emëruar një juri profesionale që ju kemi besuar me bërë përzgjedhjen e çmimeve dhe besoj që nuk kam dyshime që e kanë bërë përzgjedhjen më të mirë dhe më të bukur”, shtoi Gashi.

Kompozitori, Akil Koci falënderoi jurinë dhe ministrin që sipas tij, nuk e kanë harruar dhe e kanë vlerësuar me këtë çmim modest, raporton EO.

“Kjo ditë është fantastike dhe gëzimi sepse kolegët e mi që meritojnë më mirë se unë nuk më kanë harruar dhe besoj se ata do vijnë shpejtë në këtë ditë ku jam unë”, tha Koci.

 

Të ngjashme