MKRS miraton dy rregullore në mbrojtje të krijuesve

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 14:46 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 73-të të saj ka miratuar Rregulloren për të Drejtat e Kompensimit të Veçantë dhe Reprografik.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë prezantimit të rregullores deklaroi se miratimi i saj është një vendim historik për autorët.

“Me këtë rregullore krijohet edhe një sistem për mbrojtjen e të drejtave të autorit”, tha ministri Gashi në mbledhjen e qeverisë.

Ministri Gashi para kabinetit qeveritar prezantoi edhe projektrregulloren për ndryshim plotësimin e rregullores për ndërmjetësimin në Fushën e të Drejtës së Autorit dhe të Drejtave gë Përafërta në MKRS.

“Miratimi i kësaj rregullore është një nga masat që duhet plotësuar për tu integruar në BE,” tha Gashi.

Të ngjashme