35 aforizma nga Rumiu

Prishtinë | 07 Dhj 2022 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Emri i tij i vërtetë është Jalal ad-Din Muhammad Rumi (1207-1273), i njohur edhe si Mavlana (Mjeshtri) Jalal ud din Balkhi, për shkak të vendlindjes së tij në Balkh të Persisë.

Por ata që e duan poezinë e tij, e thërrasin shkurt Rumi.

Në vijim, do t’ju njohim me disa nga thëniet e tij, sepse… për ata që e njohin tashmë këtë filozof, e dinë që aforizmat e tij janë të pafundme!

Por, të gjitha të mrekullueshme, shijojini!

35 aforizma nga RUMIU

  • Hape zemrën tënde dhe do dëgjosh harpat e ëngjëjve.
  • Gjithçka në univers ndodhet brenda teje. Kërkoje çdo gjë prej së brendshmi.
  • Pse qëndron i burgosur, kur dera është krejtësisht e hapur?
  • Arsyeja është e pafuqishme në shprehjen e dashurisë.
  • E Bukura na rrethon nga të gjitha anët.
  • Po ti? Kur do e nisësh atë Udhëtimin e gjatë brenda vetes tënde?
  • Flladi i agimit ka secrete për të të zbuluar. Mos fli sërish!
  • Dje isha i zgjuar dhe doja të ndryshoja botën. Sot jam i mençur dhe dua të ndryshoj veten time.
  • Kërko përtej mendimeve të tua; kështu mund të pish nga nektari i kulluar i Këtij Momenti.
  • Shkëlqe, sikur gjithë Universi të ishte i yti.
  • E vetmja bukuri që zgjat është bukuria e Zemrës.
  • Në fund të jetës, aty ku ka mbetur vetëm fryma e fundit, nëse ti vjen, do të ngrihem dhe do të këndoj…
  • Kopshti i botës nuk ka kufi, përveçse brenda mendjes tënde.
  • Ëngjëlli është i lirë për shkak të diturisë; bisha për shkak të injorancës. Mes të dyve, mbetet biri i njeriut që i duhet të përpiqet e luftojë.
  • Ndërsa futesh më thellë brenda zemrës, pasqyra bëhet më e pastër dhe e qartë.
  • Dashuria është drita e shpirtit.
  • Dashuria është ura mes teje dhe gjithçkaje tjetër.
  • Kur bën gjëra prej shpirtit tënd, ndjen një lumë gëzimi brenda teje.
  • E vërteta e lartëson zemrën, ashtu si uji shuan etjen.
  • Ekziston një zë, që nuk përdor fjalë. Dëgjoje!
  • Dëgjo me veshët e tolerancës! Shiko me sytë e dhemshurisë! Fol me gjuhën e dashurisë!
  • Pas dëshpërimit, lulëzojnë shumë shpresa, ashtu si pas errësiravë, mijra diej hapen dhe nisin të shkëlqejnë.
  • Nëse kërkon shpirtin, bëhesh Shpirt. Nëse kërkon ushqim, bëhesh ushqim. Bëhesh ajo çka kërkon.
  • I thashë natës, “Nëse je e dashuruar me hënën, kjo sepse kurrë s’qëndron gjatë”. Nata u kthye dhe më tha, “Nuk është faji im.
  • Kurrë nuk e shoh diellin, nga ta di që dashuria është e pafund?”
  • Ji i çmendur dhe i dehur me dashuri, nëse je shumë i kujdesshëm, dashuria nuk do të të gjejë.
  • Duke bërë si më thanë të tjerët, u verbova. Duke shkuar kur të tjerët më kërkonin, humba. Më pas u largova prej të gjithëve, edhe prej vetes. Kështu i gjeta të gjithë, edhe veten.
  • “Heshtja është gjuha e Zotit. Gjithçka tjetër është përkthim i keq”.
  • “Mjaft veprove sikur je kaq i vogël. Ti je Universi në lëvizje prej ekstaze”.
  • “Ajo që ti kërkon është duke të kërkuar ty”.
  • “Mos vajto. Çdo gjë që ti humbet, të vjen përsëri në një tjetër formë”.
  • “Ngri fjalët e tua, jo zërin tënd.
  • Eshtë shiu që i rrit lulet, jo bubullimat”.
  • “Injoroji ata që të bëjnë të ndiesh frikë dhe trishtim, që të degradojnë e të shpien drejt sëmundjes e vdekjes”.
  • “Atje ku ka rrënoja, ka edhe shpresë për një thesar”.
  • “Gjithçka në Univers është brenda teje. Kërkoje gjithçka nga vetja”.
  • “Mos u kënaq me histori, se si gjërat kanë ndodhur me të tjerët. Shpalos mitin tënd”.

Të ngjashme