49 projekte filmike aplikojnë në konkursin e QKK-së

Prishtinë | 04 Pri 2017 | 14:54 | Nga

Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) ka njoftuar se më 31 mars është mbyllur aplikimi për projekte filmike, ku kanë aplikuar 49 projekte në kategori të ndryshme.

12 projekte filmike kanë aplikuar në konkursin e filmit të metrazhit të gjatë artistik, 9 projekte në koproduksion minor, 4 projekte në konkursin për film të metrazhit të gjatë artistik – debutant ndërsa 4 projekte në film të metrazhit të gjatë dokumentar. 13 projekte kanë aplikuar në film të metrazhit të shkurtër artistik, 2 projekte kanë aplikuar për film të animuar të shkurtër dhe 5 në zhvillim skenari.

Gjatë kësaj jave komisioni i formuar nga QKK do të shqyrtoj të gjitha projektet aplikuese për të verifikuar se a i plotësojnë kriteret në bazë të konkursit, ndërsa juria vlerësuese themelohet në fund të muajit prill dhe vendimet finale pritet të merren në fillim të muajit qershor.

Buxheti i QKK-së i ndarë nga MKRS për këtë vit është 760 mijë euro, mirëpo pritet të rritet me rishikim nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme