5 librat më të famshëm mbi dashurinë dhe tradhtinë

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 06:55 | Nga Ekonomia Online

Dashuri, seks, tradhti… Disa nga romanet më të njohur të letërsisë botërore janë ndërtuar mbi dashurinë e ndaluar apo tradhtinë bashkëshortore, por cilat janë pasojat me të cilat përballen personazhet? Mund të vazhdojë një martesë pas një akti tradhtie? Çfarë ndodh kur pasioni shuhet?

1. Zonja Bovari

I botuar në vitin 1856, “Zonja Bovari” e Floberit është historia e Emës dhe burrit të saj Çarls. Kërkesat romantike të Emës kthehen në zhgënjime të njëpasnjëshme. Ajo lidhet me burra të tjerë në një përpjekje për t’i shpëtuar jetës së mërzitshme me bashkëshortin e saj.

2. Damka e turpit

Libri “Damka e turpit” përqendrohet në jetën e Hester Prin, një grua qe mban të qepur në veshje germën “A”, si shenjë e turpit për shkak të një lidhjeje jashtëmartesore, fryt i së cilës është një fëmijë.

3. Ana Karenina

“Ana Karenina” e Leo Tolsoit është një nga romanet më të njohur të të gjitha kohërave. Libri flet për një grua të re, Anën, e cila krijon një lidhje jashtëmartesore me kontin Vronski. Ana lufton për lirinë personale, ndërsa përpiqet të lërë mënjanë detyrimet si nënë e bashkëshorte. Çmimi që paguan është i lartë.

4. Doktor Zhivago

Vepra më e njohur e Boris Pasternak, që ka frymëzuar shumë ekranizime, “Doktor Zhivago” tregon për marrëdhënien dashurore mes doktorit Juri Zhivago dhe Larës, gruas së një revolucionari, gjatë periudhës së ashpër të revolucionit rus.

5. Zgjimi

Një libër nga Kate Chopin, i publikuar në vitin 1899, “Zgjimi” është historia e Edna Pontellier, e cila refuzon kufijtë e martesës dhe mëmësisë. Libri u ndalua pasi për kohë.

Të ngjashme