67 thënie të urta nga Skocia

Prishtinë | 19 Nën 2022 | 22:09 | Nga Ekonomia Online

Koleksionit tonë të thënieve nga popujt e ndryshëm të botës nuk kishte sesi t’i mungonte Skocia.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë, kemi përzgjedhur 67 thëniet më të bukura skoceze:

Kush ka gruan e hijshme duhet të ketë më shumë se dy sy.

Ai që flet për gruan e vet e çnjerëzon veten.

Ai që s’di t’i përballojë fatkeqësitë nuk vlen aspak.

Ajo që mund të bëhet ndonjëherë, nuk do të bëhet ndonjëherë.

Askush nuk është aq mirë (me shëndet) sa njeriu që shpreson të shërohet.

Ata më flasin rreth pijes sime, por kurrë nuk mendojnë rreth etjes që kam.

Avokati i mirë mund të jetë fqinj i keq.

Beso në të gjitha ato që dëgjon e do të hash gjithë ato që sheh.

Çdo burrë mund të sundojë një grua të keqe, përveç atij që e ka.

Dashamirësia lind dashamirësinë.

Do të kuptosh babain tënd kur të bësh fëmijët e tu.

Erdhe pa ftuar, mbete pa shërbyer.

Është e mjerë ajo grua që i mungon gjuha, por është i lumtur ai burrë që e merr.

Është i urtë ai që di të kthejë armikun në mik.

Fantazia ishte si një qen i bukur, por fati i preu bishtin.

Fëmija thotë në fushë atë që dëgjon pranë vatrës.

Fëmijët janë shqetësim i sigurtë dhe gëzim i dyfishtë.

Frekuento shoqërinë e mirë e do të numërohesh si ajo.

Gratë e beqarëve të vonuar dhe fëmijët e beqareshave të vonuara janë gjithnjë të edukuar mirë.

Gjithë zgjuarsia e botës nuk mund të jetë në një kokë.

Gjuha dhe zemra nuk duhet t’i kundërvihen njëra-tjetrës.

I vetmi avantazhi i urisë është të mos ndiesh etjen.

Jepi lypësit një krevat, të paguan një morr.

Kanë pasur pak fëmijë ata që të kanë rritur ty.

Kulmi i marrëzisë është të thithësh kosin me pirun.

Kur dy ish-armiq bëhen shokë, njëri mbetet rob i tjetrit.

Kur pi, njeriu thotë atë që mendon kur është esëll.

Kush ia tregon të gjitha gruas, është martuar me kohë të shkurtër.

Kush ka hundën e madhe, kujton se të gjithë flasin për të.

Kush mban yzengjinë vlen sa ai që i hipën kalit.

Mbas lumturisë dhimbja e mbas dhimbjes lumturia.

Mbyll një sy për veset e vogla, sepse ti vetë ke të mëdha.

Më mirë gjysmëvarur, se keqmartuar.

Më mirë i parë ndër popullorë, se i fundit ndër zotni.

Më mirë zjarri i vogël që të ngroh, se i madhi që të djeg.

Më parë e varin, pastaj i bëjën procesin.

Më shumë mbyt pija se uji.

Mos gënje për mungesë të lajmeve.

Mos kapërce lumin për të gjetur ujë.

Mos kurrë grua derisa nuk di ç ‘do të bësh me të.

Mos merr kurrë një vejushë që s’i është varu së paku burri i saj i parë.

Ndërgjegja e qetë sjell gjumin e thellë.

Në mos mundesh të shohësh fundin, mos u largo shumë në ujë.

Në qoftë se doktori kuron, dielli ia ndriçon (punën atij); por në qoftë se ai vret, tokai a fsheh.

Njerëzit e pangopur kanë krahët e gjatë.

Njeriu mund të lajkatojë sa të dojë, por duhet të martohet kur të jetë e shkruar.

Njeriu pa para e përshkon shpejt pazarin.

Një fije peri lidh njeriun e ndershëm më mirë se një litar lidh vagabondin.

Një histori e mirë nuk prishet, në tregohet dy herë.

Një pajtë dashuri bashkëshortore ftohet shpejt.

Një pyetje zemëruese meriton një përgjigje pezmatuese.

Racioni i të verbrit duhet mbajtur mirë.

S’ka djersë, s’ka ëmbëlsirë.

Sa mirë që s’i kemi të shkruara në ballë githë veset tona.

Sikur të ishin të vërteta të gjitha gjërat, atëherë s’do të kishim gënjeshtër.

Shih para se të kërcesh, do të dish më mirë si të biesh.

Shkon pa thirrë, mbet pa servirë.

Tasi duhet mbajtur drejt.

Të gjitha janë vajza të mira, por nga dalin këto vajza të këqija?

Të gjithë ankohen se u mungojnë paratë, asnjë s’ankohet se u mungojnë mendtë.

Të rinjtë duhen edukuar, të moshuarit duhen nderuar.

Ti je prej familjes “me marrë” e jo “me dhanë”.

Tregimi është i thatë, po s’përfundoi me një të pirë.

Vajza që ka shumë lajkatarë, shpesh zgjedh më të keqin.

Varfëria është një dhimbje, por jo një fatkeqsi.

“Varrezat” s’janë mbushur kurrë me “gati të vdekur”.

Zoti, ty të dërgoftë më shumë zgjuarsi, e mua më shumë para.

Të ngjashme