7 thënie inspiruese nga Alfred Hitchcock

Prishtinë | 19 Gus 2017 | 23:33 | Nga

Shpesh i referuar si ‘’mjeshtëri i dyshimit’’, kemi shumë për të mësuar nga krijuesi i filmave, Alfred Hitchcock. Nga The Birds në Psycho në Rear Window, ai qëndron prapa filmave më të famshëm të shekullit të 20. Me mbi 50 vite në show biz, Hitchock udhëhoqi rrugën e definimit të zhanrit të trillerit psikologjik.

Mirëpo, ai nuk është i gjithi vrasje dhe emocione. Në fakt, ka më shumë prapa trurit të Alfred Hitchock. Dhe ka disa gjëra të cilat ndërmarrësit mund t’i mësojnë nga pioneri i filmave.

Nga udhëheqja tek pasioni dhe tek motivimi, shikoni këto shtatë thënie nga Hitchcock.

  1. Për fillimet

‘’Nuk ka terror në një goditje, vetëm në parashikimin e saj’’.

  1. Për udhëheqjen

‘’Nëse unë nuk jam vetvetja, atëherë kush do të jetë’’?

  1. Për pasionin

‘’A e mbani mend argëtimin që kishim kur nisëm gjithë ato vite më parë? Ne nuk kishim para atëherë, apo jo? Por nuk kishim as kohë. Por ne ndërmerrnim rreziqe’’.

  1. Për idetë

‘’Idetë vijnë nga gjithçka’’.

  1. Për motivimin

‘’Mënyra e vetme për të larguar frikat e mia është të krijoj filma për to’’.

  1. Për jetën

‘’Drama nuk është asgjë tjetër përpos jetës me pjesët e mërzitshme të larguara’’.

  1. Për të qenit unik

‘’Frika nuk është aq e vështirë për t’u kuptuar. Pas të gjithash, a nuk frikësoheshim të gjithë si fëmijë. Asgjë nuk ka ndryshuar që kur Kësulkuqja u përball me ujkun. Ajo që na frikëson sot është pikërisht e njëjta gjë e cila na ka frikësuar dje. Është vetëm një ujk ndryshe. Ky kompleks i frikës qëndron tek çdo individ’’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme