8 thënie nga Joan Rivers për pasionin, lumturinë, të menduarit

Prishtinë | 05 Sht 2017 | 13:51 | Nga

Këtu janë disa mësime nga fytyra femërore e komedisë.

Përderisa ajo mund të ju bëjë të rrotulloheni në dysheme nga të qeshurat, talentet e komedianes, aktores dhe personalitetit të TV shkojnë përtej show biz-it. Nga The Joan Rivers Show në Fashion Police, ajo ishte prezantuesja e një numri të shfaqjeve dhe në fakt, gruaja e parë e cila mbante një shfaqje natën vonë, The Late Night With Joan Rivers. Ajo ishte gjithashtu autorja e 12 librave me shitjet më të mira.

Sigurish që talentet e saj u vunë re, Rivers pranoi një numër të çmimeve të nderit duke përfshirë një Grammy, një Emmy dhe një Tony, dhe ishte fituesja e Celebrity Apprentice në vitin 2009. Dhe mbi personalitetin e saj guximtar, ishte shtysa, vetëbesimi dhe puna e rëndë të cilat në fund e dërguan atë drejt suksesit.

Fatkeqësisht më 4 Shtator, 2014, bota humbi njërën prej komedianeve më të mira të të gjitha kohërave, mirëpo trashëgimia e saj ende jeton.

Këtu janë tetë thënie nga Joan Rivers për mënyrën e të menduarit, suksesin, mundësinë dhe më shumë.

Për mënyrën e të menduarit
“Unë e shijoj jetën kur gjërat janë duke ndodhur. Nuk më intereson se a janë gjëra të mira apo të këqija. Kjo do të thotë se ju jeni gjallë. Gjërat po ndodhin’’.

Për suksesin
“Unë arrita sukses duke thënë atë që të gjithë të tjerët e mendonin’’.

Për mundësinë
“Unë isha mjaftueshëm e zgjuar për të hyrë në çdo derë e cila u hap’’.

Për motivimin
“Unë jam bërë versioni im i optimizmit. Nëse nuk mund të hyj në një derë, unë shkoj në një tjetër ose krijoj një derë. Diçka e mrekullueshme vjen pavarësisht se sa e errët duket e tashmja’’.

Për lumturinë
“Jeta është shumë e vështirë. Nëse nuk qeshni, është vështirë’’.

Për pasionin
“Mos u brengosni për paratë. Duani procesin’’.

Për udhëheqjen
“Unë nuk kam metoda. E gjitha që bëj është të pranoj njerëzit ashtu siç janë’’.

Për aftësinë ripërtëritëse
“Shumë ulje dhe ngritje, dhe unë ende po qëndroj në këmbë’’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme