Aforizma nga Charles de Gaulle

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Nëse flasim për Republikën Franceze, gjëja e parë që të bie në mend është emri i Charles de Gaulle. Para së gjithash, sepse aeroporti kryesor i Parisit është emërtuar me emrin e tij.

Ai lindi në qytetin më 22 nëntor 1890. Ai u bë president i Francës, drejtoi luftën kundër pushtuesve nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjeni më poshtë disa nga thëniet më të mençura të politikanit dhe gjeneralit të madh francez:

Politika është diçka tepër serioze për ta lënë në dorë të politikanëve.

Nëse ti ke ngrënë dy pula dhe unë asnjë, statistikisht rezulton se kemi ngrënë nga një pulë secili.

E si mund të qeveriset një vend që ka 246 lloje të ndryshme djathi?

Politikani, që të bëhet pronar, maskohet si shërbëtor.

Kërkues që kërkojnë gjejmë; kërkues që gjejnë po kërkojmë.

Heshtje: ndritja e të fortëve, streha e të dobtëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme