Ahmeti ia dhuron “Çelësin e Prishtinës” këngëtares Dua Lipa

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 13:43 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë “Çelësin e Prishtinës” për promovimin që i ka bërë kryeqytetit me Festivalin “Sunny Hill”. Këtë dekoratë Lipa e mori nga kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë një takimi me të.

“Çelësi i Prishtinës” është ndarë për herë të parë nga kjo komunë, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti tha se këngëtarët që po korrin suksese kudo në botë janë ambasadorët më të mirë.

Kreu i Prishtinës tha se gjëja më e mirë është që Dua po i kthen komunitetit nga pjesa e vet duke i ndihmuar fëmijët.

“Ka fillu që t’ia kthejë komunitetit nga pjesa e vet duke iu ndihmu fëmijëve. Do të bëhemi një qendër për me iu ndihmu talentëve të rinj”.

Ndërsa Dua Lipa tha se shpreson që ky koncert të jetë fillimi i një bashkëpunimi për përparimin e artit dhe kulturës në Kosovë, raporton EO.

“Menxi po presim për sonte. Krejt po e dimë punën e juaj të palodhshne për organizimin për me realizu një sen që unë për veti a është e mundur a mundet me ndodhë qeshtu e madhe në Kosovë”.

“Jam shumë e lumtur për këtë mundësi edhe normalisht në secilën intervistë kallëzoj prej kahit jom dhe po më vjen mirë që kem shumë sene për të cilat mburrem dhe kisha pasë qef që festivali me qenë ai që përmendet”.

Babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, tha se beson që me këtë festival është bërë një punë e madhe për Prishtinën dhe Kosovën.

Image may contain: 4 people, people standing

Image may contain: 4 people, people standing

Image may contain: 6 people, indoor

 

Të ngjashme