Akademik Rexhep Ferri merr Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi”

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 15:29 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ia ka ndarë Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi”, akademik Rexhep Ferrit.

Në këtë ceremoni, u vlerësua lart kontributi i akademik Ferrit.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se ceremonitë dhe nderimi i këtillë janë më e pakta që mund të bëjnë institucionet shtetërore për figurat e shquara të vendit.

“Për mua sot nuk është vërtet një aktivitet në vazhdën e shumë aktiviteteve dhe ndarjen e çmimeve vjetore më kategori të ndryshme por sot jam i nderuar se duke e respektuar e nderuar Muslim Mulliqin në të njëjtën kohë i respektojmë edhe artistët tanë. Veçantia e ditës së sotme është Rexhep Ferri. Besoj që ky vlerësim, është më pakta që institucionet shtetërore mund të bëjnë për figurat e shquara të vendit”, ka thënë ministri Çeku

Profesor Mehmet Behluli, një nga anëtarët e jurisë, vlerësoi lart figurën e akademik, Rexhep Ferrit. Tha se artisti mbetët i tillë 24 orë në shtatë ditë të javës.

“Në fillim më lejoni të shpreh kënaqësinë që sot jemi në pozitë që të ndajmë çmimin për veprimtari jetësore. Në konkurrencë shumë të fuqishme, profesor akademik Rexhep Ferri njëri nga doajenët themeluesit e asaj që kemi sot në fushën e arteve vizuale. Njëri nga baballarët themelues. Edhe këtu nxirret mësimi për neve të tjerëve, që artisti është artist 24 orë në shtatë ditë të javës edhe kur shkruan poezi, edhe pikturon e bisedon”, tha ai.

Fituesi i këtij çmimi, Akademik Rexhep Ferri e pati të vështirë të flasë për vete.

“Me fol për vete është shumë vështirë. Për arsye se gjatë jetës shpesh takohemi me njerëz të cilët janë shumë provokativ, edhe kur nuk duhet. Shpesh edhe ne na prishin mendjen, bëjmë disa hile në jetë të cilat kushtojnë por ne duke falënderuar harresën e cila i ndihmon njeriut për me mundur me ruajt drejtpeshimin e jetës, shpëtojmë edhe nga ato të ligat të nëpër të cilat kalojmë”.

“Është e vështirë të flitet për veten kur fillon njeriu të mendoj se është bërë pak person publik se aty atëherë aty përzihen edhe shumë interesa”, tha ai.

Në fund, u shfaq një video e cila i dedikohet akademik Rexhep Ferrit, fituesit të çmimit kombëtar për veprimtari jetësore “Muslim Mulliqi”.

Të ngjashme