Aktori Fisnik Ademi kryeson Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar

Prishtinë | 22 Qer 2018 | 08:37 | Nga

Aktori Fisnik Ademi është kryetari i radhës i Këshilli Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ai është zgjedhur në mbledhjen e mbajtur të enjten. Anëtarët Shkëlqim Millaku, Jahja Shehu, Valon Kashtanjeva e Ismet Azemi e kanë zgjedhur Ademin në këtë pozitë tri javë pas dorëheqjes së regjisores Burbuqe Berisha.

Kësisoj, Këshilli vazhdon të ketë përbërje prej gjashtë vetash, pasi ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ende nuk e ka emëruar një tjetër anëtar pas dorëheqjes së Berishës, e cila, siç ka thënë të mërkurën, këtë e ka bërë pas presionit të Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Aktori Fisnik Ademi ka thënë se TKK-ja do të vazhdojë të zbatojë repertorin e aprovuar për këtë vit. Ka thënë se deri më tash kanë pasur projekte të suksesshme.

Të ngjashme