Aktorja me famë botërore thotë se Nënë Tereza ia ka ndryshuar jetën

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e famshme publikoi një foto pranë Nënë Terezës.

Penelope Cruz ka ndarë me ndekësit një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën u shfaq pranë Nënë Terezës, shkruan lajmi.net.

Me anë të këtij postimi, aktorja kujtoi takimin me të dhe tha se  Nënë Tereza ia ka ndryshuar jetën.

Cruz tha se atë do ta mbajë gjithmonë në zemër.

“Në kujtim të kësaj gruaje të jashtëzakonshme dhe kohës që kam kaluar me të. Me të vërtetë ma ndryshoi jetën. Kujtoj këtë grua të mahnitshme dhe gjithçka që mësova nga ajo. Udhëtimi që më ndryshoi jetën. Gjithmonë në zemrën time”, ka shkrruar ajo.

Të ngjashme