Albumi që definoi rockun e viteve ‘80

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 22:08 | Nga Ekonomia Online

Mund të ishte mënyra e përkryer për ta hapur një album, ama nuk ishte. Introja është definicion prej fjalorit të thjeshtësisë – një akord tetë-notash në kitarë që shpërthen stuhishëm krejt befas në notën e shtatë. Është moment jashtëzakonisht kërkues.“Tchk-tchk-tchk-tchk-tchk-tchk-BLAM-tchk! Tchk-tchk-tchk-tchk-tchk-tchk-BLAM-tchk!”.

Kthesa, kur i vjen radha notës së pestë, është fare e thjeshtë. Kësaj radhe, kulmi preket dy herë, në të shtatën dhe të tetën. “Tchk-tchk-tchk-tchk-tchk-tchk-BLAM-BLAM!”, transmeton Koha Ditore.

Me këngën “Just What I Needed”, “The Cars” nxjerr njërën prej introve më të fuqishme të rockut të të gjitha kohërave, duke i përdorur shkathtësitë më bazike të lojës në kitarë e që ju duket se mund t’i kapni qysh prej orës së parë të kursit të kitarës. Është kulmimi i tensionit dhe shkarkimit – basi dhe bateria shkrihen në një teksa këngëtari Ben Orr u jep vrull vargjeve të para të këngës që bëhet hit.

Mu atëherë kur mendoni se do të shpërthejë, papritmas ndërthureni në një botë tjetër akordesh, shoqëruar me tinguj zie. Kur kulmon më në fund, arrihet ndikimi i tij – tingujt e furishëm të kitarës që i mbështesin vokalet që nuk e kanë fare problem t’i kapin notat më të larta me një harmoni të shkëlqyer – bëhet edhe më i paanshkalueshëm.

Se kënga nuk e përbën aktin hapës më të mirë të albumit debutues që grupi e titullon “1978” nuk është aq ilustrim i aftësisë për ta caktuar renditjen e këngëve sa është dëshmi se sa frikshëm e mirë është pjesa tjetër e albumit.

Në fakt, albumi debutues i “The Cars” ka aq shumë hite saqë një këngë për të cilën shumica e grupeve të popit madje do të vriteshin për ta pasur nuk gjen vend as në pjesën e tretë të fundit të listës…

Të ngjashme