Alkimisti i Coelho-s dhe Pandemia globale

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 14:39 | Nga Arsim Ajeti

Një kritike letrare e gërshetuara me filozofi për jetën, shpresën dhe qëndrimin stoik ne rrugën drejt ëndrrave, kryevepra e letërsisë botërorë, që na inspiron të ndjekim ëndrrat dhe të dëgjojmë zemrën tonë, sepse asnjë ëndërr nuk është aq e madhe, sa që nuk mund të realizohet në jetë, siç është thurur në romanin  ‘ ALKIMISTI’ nga Paolo Coleho, ku autori përmes një bariu rrëfen tregimin për ndjekjen e ëndrrave dhe sfidave, mënyrës se si Ai, përmes karakterit kryesor Santiago……percepton intuitën dhe dëgjon zemrën e tij dhe,………kupton se ëndrrat  nuk janë vetëm rrugëtimi i tij, por veti fati jetësor…

Të gjitha gjërat janë të ndërlidhura pasi…….Santiago gjatë rrugës takon personazhe interesante në formën e ëndrrave të përsëritura të një thesari mistik milja larg tek piramidat Egjiptiane…..

Në rrugëtimin epik te bariut Santiago, rrugët i kryqëzohen së pari me Dijetarin e urtë te quajtur  Melchizedek…….. i cili pretendon te jetë Mbreti i Salemit, kurse Santiago e sheh atë  si një plak që jeton në qytetin spanjoll të Tenarifa,  megjithëse ai shfaqet vetëm shkurtimisht, luan një rol të rëndësishëm frymëzues, ku udhëzon Santiagon me konceptet jetësore…… të vazhdimit te rrugës duke inkurajuar atë ne tejkalimin e  sfidave, mos humbjen e shpresës dhe motivimin për te vazhduar tutje……sa herë që fliste i emocionuar një xherdan i vezullonte nga gjoksi i tij, duke i bëre përshtypje Santiagos,  se megjithatë dijetari nuk qenka vetëm një plak, përndryshe si shpjegohet xherdani nga ari dhe ligjëratat mbi kuptimin e jetës……kjo vetëm se e bënte edhe me intriguese  tërë enigmën e dijetarit Melchidezek

Me gjithë bisedat dhe udhëzimet, vepra merr kahje gjatë Kapitullit 2……..Santiago vazhdon aventurën për zbulimin e ëndrrës te thesarit….një tjetër kthesë e udhëtimit tij është kur takon Anglezin,  i cili edhe vetë është në rrugën për zbulimin e  thesarit te humbur, (qe ai e quante misionin e tij për  t’u bërë alkimist), udhëtimin i tyre bashkë dyzohet pasi dytë kanë synim  Egjiptin…….gjatë  udhëtimit të përbashkët, Anglezi i tregon histori personale si dhe konkluzione nga literatura për magjinë e gurit filozofik dhe Eliksirin e Jetës…

Pasi Anglezi ishte Kimist ne rrugëtimin e tij për ta takuar Magjistarin i cili pretendohej se gjendej ne Egjipt, ku  përfundimisht donte ta mësonte zejen e Alkimistit nga vet Magjistari,……….kjo histori e shkëlqyeshme  frymëzon edhe me tepër Santiago të kërkojë Shpirtin e Universit, që predikohej si nga dijetari Melchizedek, ashtu edhe nga Anglezi…

Në kapitullin e fundit ai takohet dhe bie në Dashuri me Fatimen, porsi legjenda personale e ndërthurur ne yje ‘amor fati’………një ‘mrekulli’ dhuratë direkt nga Universi……..por jo para se një rrugëtim i gabueshëm i cili  do ti kushton me humbjen e pasurisë qe kishte grumbulluar duke punuar tek një  tregtar kristalesh, pasi në udhëtime  e sipër Santiago,  dëshpërohet nga ëndrra e cila me kalimin e kohës i duket si një iluzion, si rrjedhojë, Santiago punësohet tek Tregtari kristalesh, i cili i tregon se edhe pagat e një viti nuk do të paguanin dot rrugën e tij drejt Egjiptit…….i cili gjendej mijëra kilometra larg,  

Por Santiago me entuziazmin dhe besimin e tij në ëndrrën, bën që  brenda vitit të  grumbullon mjaftueshëm te holla për ta realizuar udhëtimin e tij për ne Egjipt e deri tek thesari i ëndërruar nën Piramida……..i cili megjithatë nuk ishte aty!?

………                                                                                                                                  

Në retrospektivë ne jemi të gjithë Santiago…..duke kërkuar fatin, ëndrrën  tonë duke eksploruar çdo mundësi, duke punuar në qëllimet tona, që në letërsi ëndrra nënkuptohet si shpresë,  duke pasur parasysh edhe sfidat,  siç ishte rasti me Santiagon kur u përball me fatkeqësi dhe humbi pasurinë e tij gjatë udhëtimit tij epik…

Disa nga ne pretendojmë se kemi gjetur ‘Ëndrrën ‘….disa prej nesh jemi në udhëtimin e realizimeve  të ‘ëndrrave” ……..pyetja është, se sa kemi mësuar gjatë rrugëtimit tonë…… njëkohësisht nga qëndrimi në izolim që kur  virusi pushtojë botën, a kemi reflektuar për vet jetën, dashurin, kujdesin respektin dhe mbështetjen njerëzore!?…. në mënyre që lirshëm pastaj, të kërkojmë me zemër vet magjinë e Universit si shpërblim!, posikur Santiago siç  gërmon nën pemën e ëndrrave dhe mundësive ashtu edhe ne, në këto kohë Pandemie…..duhet ta kultivojmë shpresën dhe besimin se ditë me të mira do vijnë.

Të ngjashme