Ambasada e Shqipërisë e artistë nderojnë Nexhmije Pagarushën me koncert në 86-vjetorin e lindjes

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 18:33 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 86-vjetorit të këngëtares Nexhmije Pagarusha, Ambasada e Shqipërisë ka organizuar një ngjarje festive, me pjesëmarrjen e këngëtarëve nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët kanë kënduar këngë nga repertori i saj, raporton Ekonomia Online.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se është nder për të që në emër të Ambasadës të Shqipërisë të organizoj një koncert i cili i kushtohet të madhes dhe divës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

“Është një emocion, nder, krenari që të mbajmë këtë mbrëmje kushtuar divës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, për këtë koncert kanë ardhur shumë miq tanë ashtu si është dimensioni i Nexhmijes i pa matë, prej vitesh e dekadash na ka dhuruar këngë me këngë të saja ndër vite, dhe kemi ardhur për të respektuar Nexhmije Pagarushëm, Nexhmija është bërë e bukur dhe kështu ka qenë gjithë jetën me atë sharmë, zë që na ka bashkuar gjithëve në tryeza tona”, tha ai.

Minxhozi falënderoi të gjithë artistët nga Shqipëria e Kosova që kanë ardhur për të nderuar Pagarushën në përvjetorin e 86-të lindjes së saj.

“Falënderoj artistët që janë prezent që kanë ardhur nga Shkodra, Tirana, etj i uroj Nexhmijes të jetojë për gjithë ne që e duam, shëndet paq për jetë dhe gjitha të mirat”, uroi Minxhozi.

Artistja dhe mikesha e Nexhmije Pagarushës, Shpresa Gashi, tha se mikesha e saj Nexhmija për të ka qenë institucion në vete me vokalin e saj unik. Ajo uroi që Pagarusha të rroj gjatë dhe të shndrit çdo herë në skenën shqiptare.

“Nexhmija për mua dhe disa të tjerë në atë kohë ka qenë institucion, sepse atëherë nuk kishim institucione, por me notat muzikore e zërin që i fali zoti, përpos vokalin unik kishte edhe notat muzikore që instaloi standardet e të kënduarit të kultivuar në Kosovë, Nexhmija është dielli, shndriti në çdo skenë ku shkeli këmba e saj, uroj që të shndrit edhe shumë gjatë e shumë vite me buzëqeshjen e saj të ngrohtë”, tha Gashi, raporton EO.

Gashi dhe shumë artistë të tjerë më pas kënduan këngë në nderim të Pagarushës.

Të ngjashme