“AMËSIA” sjell filmin e radhës te “Lumbardhi”

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Një film që shtjellon jetërat e dy nënave shumë të ndryshme, me prejardhje të ndryshme kulturore dhe qytetet të ndryshme evropiane, që bien ndesh në një drejtim paralel, vjen në kuadër të programit “Amësia”.

Këtë të shtunë, te “Lubardhi” nga ora 20:30 do të shfaqet filmi “The Woman Who Brushes off Her Tears” (Gruaja që fshiu lotët e saj) me regji të Teona Strugar Mitevska, raporton KTV.

Filmi është pjesë e programit “Amësia”, që përfshin një përzgjedhje prej dhjetë fiolmave të shkurtër e të gjatë me fokus në nocionin e amësisë që ka nisur nga data 5 dhe do të zgjasë deri më 26 qershor.

Filmat e këtij programi shfaqen çdo të mërkurë dhe të shtunë te “Lumbardhi”.

Të mërkurën e ardhshme do të shfaqet filmi “Von Wegen Schicksal” me regji të Helga Reidemeister.

Nëpërmjet një përzgjedhjeje të dhjetë filmave të shkurtër, të gjatë dhe dokumentar, që paraqet një shumëllojshmëri zhanresh, formash dhe qasjesh ndaj nënës kinematike, “Lumbardhi” dëshiron të krijon një hapësirë diskursive rreth idealizimit të amësisë dhe implikimeve sociopolitike me të cilat ballafaqohen gratë. Me paraqitjen e një kombinimi të përshkrimeve afirmative, të çuditshme, por edhe rezistente dhe fuqizuese, programi i filmit do të shoqërohet me diskutime që referohen në trajtimin e grave në pop kulturë si dhe realitetet shoqërore të grave në Kosovë.

Ky program i filmit u mundësua me mbështetjen “Kultura për Ndryshim” në Kosovë, që financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut. Programi ofrohet falas dhe të gjithë filmat do të shfaqen në gjuhën origjinale me titra shqip dhe anglisht. Përmbajtja është e përshtatshme për personat mbi 18 vjeç.

Të ngjashme