Anglezja me roman “Si të jesh Nuse Kosovare”

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 16:48 | Nga

Shkrimtarja angleze, Naomi Hamill, ka publikuar një roman të titulluar “Si të jesh Nuse Kosovare”, ngjarja e romanit është e vendosur në Kosovë dhe trajton jetët e dy vajzave të reja në Kosovën e ditëve moderne.

Romani shpalosë historinë, kulturën, rrëfime për luftën si dhe vështrim të jetës së femrave moderne kosovare, e ndërsa shkrimtarja do të jetë në Kosovë në 11 gusht, për të promovuar librin e saj.

Naomi Hamill është kryetare e organizatës Manchester Aid to Kosovo (MaK), organizatë kjo e cila që nga viti 1999 e ka mbështetur rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Kosovës, përcjellë KultPlus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme