“Anibar” me moton “50/50” për përfshirjen e grave në animacion

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 12:32 | Nga

Nëpërmjet programeve speciale, thirrjeve dhe inkurajimit, festivali ndërkombëtar i animacionit “Anibar”, mëton që të nxjerrë në pah problemin global të pabarazisë gjinore në fushën e animacioneve.

Këtë vit, në edicionin e tij të 9-të, festivali i vetëm i animacionit në vend, fokusin kryesor e ka tek vajzat. Në programin e këtij viti, ku do të shfaqen rreth 300 filma të animuar, “Anibar” ka ndarë proporcionalisht prodhimet e dy gjinive, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për këtë motoja e edicionit të sivjetmë është “50/50”. Në një komunikatë për media, citohet raporti i organizatës “Woman in Animation”, sipas të cilit gratë përbëjnë 60 për qind të studentëve të animacionit, por vetëm 20 për qind e animatorëve janë gra.

“Kjo ka bërë që gratë të jenë të nënpërfaqësuara në industrinë e animacionit veçanërisht si skenariste, regjisore dhe producente”, shkruhet në komunikatë. Aty po ashtu thuhet se “Anibar” këtë vit do të sjellë ndryshim, duke inspiruar gratë dhe burrat në botën e animacionit dhe duke i adresuar çështjet gjinore.

Image

“Një proces më gjithëpërfshirës, kreativ dhe teknik, do të përmirësojë punën e grave dhe burrave duke krijuar mundësi për ta shpërndarë animacionin në të gjithë botën”, shkruhet në komunikatë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme