Anulohet Hardh Fest për shkak të situatës me COVID-19

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Me vendim të Policisë së Kosovës janë anuluar  të gjitha aktivitetet e planifikuara të Hardh Fest  “Online Edition”, për shkak  të situatës me COVID-19.

“Shnosh si kokrra” do të mbahej gjatë fillimit të muajit shtator, por që kjo ngjarje është anuluar.

“Për shkak te situatës në të cilën gjendemi, kemi marr njoftim nga Policia e Kosovës se nuk lejohen të mbahen tubime publike sipas Vendimit te Qeverise së Kosovës Nr. 01/17 e dt. 28.07.2020 sipas pikave 6,7 dhe 8. Andaj ne si OJQ “ Hardh Fest” jemi të obliguar të anulojmë të gjitha aktivitetet e parapara në Hardh Fest 2020 “Online Edition”, është thënë në njoftim.

❌ ANULOHET, Hardh Fest 2020 “Online Edition”! ❌Per shkak te situates ne te cilen gjendemi, kemi marr njoftim nga…

Gepostet von Hardh Fest am Donnerstag, 3. September 2020

Të ngjashme