Anxhela Peristeri do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 00:01 | Nga Ekonomia Online

Anxhela Peristeri është shpallur fituese e Festivalit të 59-të të Këngës në RTSh.

Këngëtarja tashmë do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Karma” me tekst të Olti Currit, dhe muzikë të Kledi Bahitit. Ndërsa vendin e dytë në këtë kompeticion të këngës e fitoi Festina Mejzini me këngën “Kush je ti dashuri”.

Vendin e tretë e fitoi Sardi Struga me këngën “Kam me t’ba me kajt”. Moderatorët e këtij viti ishte Jonida Vokshi dhe Blendi Salaj.

Kurse juria që ka përzgjedhur këngët që do të konkurrojnë këtë vit ishte e përbërë nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku dhe Eugent Bushpepa.

Lista e plotë e pjesëmarrësve:

Peng- Devis Xherahu

Valixhja e kujtimeve- Orgesa Zaimi

Kush je ti dashuri- Festina Mejzini

E morën botën- Franc Koruni

Pendesë- Inis Neziri

Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj

Më jep jetë- Gjergj Kaçinari

Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)

Tjerr- Evi Reçi

Vashëzo- Rosela Gjylbegu

Vallja e jetës- Klevis Bega (Kastro Ziso)

Do t’ja dal- Klinti Çollaku

Karma- Anxhela Peristeri

Si ajo- Wendi Mancaku

Ty- Fatos Shabani

Vajzë- Florent Abrashi

Njësoj- Enxhi Nasufi

Ajo vajza- Kamela Islamaj

Zjarri im- Era Rusi

Jo- Erikson Lloshi

Më mbron- Xhesika Polo

Ora e jetës- Manjola Nallbani

E lirë- Giliola Haveriku

Nënë- Viktor Tahiraj

Vendi im- Agim Poshka

Meteor- Stefan Marena

Të ngjashme