Arkeologët zbulojnë 1.000 statuja dhe 10 sarkofagë

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 18:53 | Nga

Arkeologët në Egjipt kanë gjetur më shumë se 1.000 statuja dhe sarkofagë në varrezat e lashta fisnore në qytetin Luxor në perëndim të bregut të lumit Nil.

Ministria egjiptiane për Antikitete njoftoi se bëhet fjalë për varrezë e cila është ndërtuar për gjyqtarë në periudhën e Mbretërisë së Re e cila ka ekzistuar në periudhën mes viteve 1.500 dhe 1000 para erës së re.

Shefi i ekipit arkeologjik Mostafa el-Waziri deklaroi se varreza përbëhet nga lobi dhe dy salla në të cilat janë gjetur dhjetë sarkofagë. Në njërën nga hapësirat janë gjetur më shumë se 1.000 statuja që tregojnë mbretëritë e dinastive të ndryshme, ndërsa arkeologët presin se do të zbulojnë edhe gjëra të reja në vazhdimin e gërmimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme