Artan Draçini hap ekspozitën “E shkuara: e ardhmja e së tashmes”

Prishtinë | 19 Sht 2017 | 13:43 | Nga

Artan Draçini, piktori e grafisti nga Shkodra, me 22 shtator 2017, në orën 19:00, do të hapë ekspozitën personale në Galerinë e Ministrisë së Kulturës të titulluar “E shkuara: e ardhmja e së tashmes”.

Ekspozita ka gjuhën e Simbolikës së të shkuarës, që vjen si një echo kambanë në të tashmen, për të pasqyruar faktin si një keqkuptim normal dhe ironik në të ardhmen. Një proces i tillë riciklimi i ndodhive imagjinare e krijon një pjesëz Art të qëndrueshëm në sistemin e vlerave të artit modern shqiptar të shekullit që jetojmë.

Kuratorja e ekspozitës, Suzana Varvarica Kuka, e paraqet artistin Draçini e mbështetur në konceptin e saj se: “Artisti është faktori themeltar i imazheve, të cilat, fillimisht, i lind si ndjesi vetjake e të fshehta. Ai i ruan në burimin racional e më pas i shpërthen emocionalisht, ku bota e tij e brendshme shkapetet në të gjitha muret imagjinare. Aty, ku ndodhemi të gjithë, tek ekspozimi i tyre”.

Në ekspozitë do të paraqiten 27 punime, të cilat janë në fletë grafike që jetojnë si një grupim, si dhe në pikturë, e cila ka një gjuhë tonale – grafike, tepër emocionale dhe konvenguese me faktin historik dhe emocional.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme