“Artistët e së nesërmes” për veprën mbi identitetin e përballë utopisë

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Qëndresë Deda me veprën “Care” – nëpërmjet së cilës ndër të tjera shtjellon çështje të identitetit e të “hapësirës utopike” – ka dalë fituese e garës së përvitshme që shpërblen artistët e rinj.

Deda është fituese e çmimit “Artistët e së nesërmes” për vitin 2018. Çmimi që u nda të mërkurën mbrëma në ish-Klubin e Boksit, në kryeqytet, është vlerësuar nga juria në përbërje të: Adrian Devës, Charles Esche, Erëmirë Krasniqit, Amanda Parmerit e Jelena Vesiqit. Dy finalistë të tjerë të garës ishin: Dion Zeqiri me “Deterritorializimi” e Altin Krasnqi me “Dyqani i pavarur tregëtar”” Çmimi përfshin një rezidencë artistike në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas përshkrimit nga qendra për art bashkëkohor “Stacion”, që organizon garën, vepra e Dedës e realizuar për çmimin “Artistët e së nesërmes 2018” shtjellohet përreth çështjeve të identitetit, “hapësirës utopike” të lirisë, refuzimit të të gjitha etiketimeve që mund të refuzohen, peshës së rëndë të asaj që bart njeriu, rëndësisë së krijimit të një hapësire, në mungesë të së cilës trupi bëhet i tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme