Artisti që nuk mund të jetojë pa grafite

Prishtinë | 15 Tet 2017 | 09:52 | Nga

I shtrirë në bari përballë objektit ku është duke punuar, Fat Heat dëgjon muzikë me kufje në vesh. Kur ia merr mendja se ka pushuar mjaft, ngrihet për t’i përvjelë mëngët dhe merr ngjyrën e kaltër me vete.

Do të punojë mjetet që i duhen një kimisti për t’i përzier lëndët, me të cilat bën eksperiment. Pasi që ngjitet shkallëve ku do të përdorë sprejin tërheq vërejtjen sa i përket fotografive, shkruan sot Koha Ditore.

“Nuk kam dëshirë të më duket fytyra”, thotë ai me çehre goxha të mërrolur tek kërkon të mos fotografohet. Qeshet pak kur pyetet për arsyen. Një variant i zbutur, i artistit të njohur të rrugës, Banksy, të cilit tash e disa dekada s’i ka rënë kush në fije.

“Le të shihet vepra. Njerëzit e shohin veprën dhe e pëlqejnë atë ose jo”, thotë Fat Heat, i cili bashkë me artistin tjetër të grafiteve, Trans One nga Hungaria, muajin e kaluar kanë punuar muralin në murin e objektit të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, në ndërtesën që shfrytëzohet nga Departamenti i Kimisë.

Kësaj radhe dyshja ka paraqitur një mi, i cili si kimist bën eksperimente në laborator.

Artisti që s’mund të jetojë pa grafite

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme