Artisti që sfidon realitetet politike me vepra prej letre

Prishtinë | 29 Kor 2018 | 10:09 | Nga

Udhëtimi njëzetetreorësh prej Gjermanisë në Kosovë me autobus do të shndërrohej në inspirim për Frank Bölter.

Artisti gjerman i cili njihet për shndërrimin e origamit në art të përmasave reale, një javë më parë do të nisej nga vendi i tij për të kaluar nëpër Austri, Hungari e Serbi deri në destinacionin: Kosovë. Rrugëtimi i tij nuk ishte i rastësishëm. Ishte nisur për t’u bërë pjesë e edicionit të 4-të të festivalit të artit në hapësira publike “Hapu”. Por përzgjedhja e temës që do të trajtonte ishte e rastësishme.

Para tre vjetësh kur vizitoi Prishtinën për herë të parë, Kosova përballej me valën e emigrantëve, të cilët po braktisnin vendin në drejtim të Evropës, në kërkim të një jete më të mirë. Mjeti i transportit për ta, në këtë rrugëtim jetësor ishte autobusi.

Prandaj edhe Bölter kishte zgjedhur që të përshkonte të njëjtën rrugë sikur ata. Ishte gjermani i vetëm në autobus. Por gjatë rrugës thotë se u bë pjesë e grupit të shqiptarëve që po udhëtonin për në vendlindje, eksperiencë kjo që i shërbeu të reflektojë mbi instilacionin që do ta krijonte sapo të arrinte në Prishtinë.

Origami si shenjë proteste për politikën e Kosovës

Sheshi “Zahir Pajaziti” për tri ditë me radhë shërbeu si lokacion ku vepra arti jo fort të zakonshme u krijuan. Bölter bëri bashkë njerëz të ndryshëm, të cilët i ndihmuan në procesin e punës. Prapa secilës vepër ai fshehu nga një kuptim politik e social, që lidhej me Kosovën

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme