AShAK-u promovon dy libra në fushën e letërsisë dhe gjuhësisë

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 12:47 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Promovohen librat “Identiteti i pa/zbuluar” i autorit Kujtim Shala dhe “Leksion i termave të fonetikës dhe fonologjisë”, i autorit Bardh Rugova, raporton Ekonomia Online.

Nysret Krasniqi recensent i veprës së Kujtim Shalës tha se vepra “Identiteti i Pa/Zbuluar” është i ndarë në 10 tekste si pjesë e parë dhe si pjesë e dytë ka 10 tekste.

“Besoj ndonëse se autori i formuar që e ka ideal autori Kujtim Shala që çmon klasiken, autori bënë thirrje ta ruash atë që e ke pa frikën e izolimit kulturor. Mbi këto premisa del edhe titulli i studimit që fokusin dy shtylla kulturore. Në këtë koncept sa mendimtar gjithsesi me ngjyrim autori nis me 3 tekste veprash si pjesë e parë e librit si dhe me 10 tekste për autorë”, tha ai.

Autori i librit, Kujtim Shala tregoi arsyen e shkrimit të kësja vepre letrare.

“Me këtë zbulim vijova kërkimit përgjatë viteve ndërsa libri është fillim i ligjëratës identiteti letrar. Kam mendim se letërsia dhe identiteti nuk janë fusha të ndara, kërkimi i identitetit është një kërkim letrar krejt i përbashkët.  Libri është strukturuar në 4 pjesë tematike. Çështja e identitetin bëhet krejt e ndërlidhshme me modernitete”, tha ai.

Akademik Rexhep Ismajli foli për veprën tjetër të botuar nga AShAK-u, të autorit Bardh Rugova “Leksikon i termave të fonetikës dhe të fonologjisë”, duke thënë  se ky libër është një vepër autoriale e hartuar në formë leksikoni me 500 njësi.

“Dua të kujtoj se prof Bardh Rugova i përket brezit të studiuesve të formuara në vitet ‘90, në rrethanat e këtij brezi duhet veçuar dy përvoja të skajshme, rrethanat në shkollimin e palejuar dhe vazhdimi në një periudhë lirie. Në fushën studimore dr. Rugova njihet me një varg studimesh. Studimet albanalistike kanë arritur në vepra ku paraqitet një varg e veprave të specializuara.  Ky libër është vepër autoriale e hartuar  në formë leksikoni me rreth 500 terma njësi, me një interpretim autorial, me shembuj konkretë’, tha ai.

Bardh Rugova, autori i librit “leksikoni i termave të fonetikës dhe të fonologjisë”, tregoi idenë për botimin e këtij libri.

“Ideja për këtë libër ka qenë nga dëshira për të pasur një tekst shkollor për fonetikën, në fakultet e kemi pasur problemin e literaturës në gjuhën shqipe. Kjo nisi si pjesë e një projekti më të gjerë, të cilat së shpejti do tu vije radhe për tu promovuar”, tha ai.

Të ngjashme