“Atmosferë” e kompozitores kosovare në New York

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 10:28 | Nga

“Atmosferë” – një vepër për dy saksofonistë, e cila nëpërmjet notave përshkruan një atmosferë shpirtërore që rrethon njeriun – e kompozuar nga Dafina Zeqiri-Nushi, do të interpretohet në New York.

Vepra e kompozitores kosovare është pjesë e koncertit të titulluar “Mother Nature” (Nëna natyrë), që organizohet nga “Asian Women Composers Association” (Asociacioni i kompozitoreve aziatike) dhe “Concrete Timbre”në New York, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në koncertin ku është përfshirë vepra e kompozitores kosovare e që mbahet më 19 të këtij muaji në “Olli Studio”, do të prezantohen vepra të kompozitoreve të ndryshme, nga një grup saksofonistësh.

Mes kompozitorëve që do të prezantohen në “Mother Nature” janë Ann Warren, Alex Chadwell, Amy Brandon, Anthony Izzo, David Loed, Jacob Elkin dhe Jin Hee Han.

Asociacioni i kompozitoreve aziatike në New York, që drejtohet nga kompozitorja Jin Hee Han u shërben kompozitorëve të rinj aziatikë dhe etnive të tjera nga e gjithë bota, për ta ndarë historinë e tyre nëpërmjet muzikës. Ndërsa “Concrete Timbre” ka për qëllim të prezantojë shfaqje të guximshme ndërdisiplinore në kanonin e muzikës bashkëkohore duke krijuar mundësi për kompozitorët për të punuar në mjedise multidisiplinare.

“Atmosferë” është përshkrim muzikor i atmosferës shpirtërore që rrethon.

Zeqiri-Nushi është e vetmja kompozitore jashtë Amerikës që është përfshirë në programin e “Mother Nature” .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme