Autori francez flet për mënyrën e të mësuarit të filozofisë te fëmijët

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 13:55 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Autori dhe filozofi i njohur nga Franca, Jean Paul Mongin, ka mbajtur një ligjëratë në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge lidhur me filozofinë dhe praktikën e saj në përgjithësi.

Ai ka folur për filozofinë tek të rinjtë dhe mënyrën se si ata e perceptojnë atë, raporton Ekonomia Online.

“Kur bëjmë filozofi me fëmijët mundohemi t’i mësojmë se si të punojnë me gjuhën dhe mundohemi që ta zhvillojmë te ta mendimin kritik dhe logjik. Gjithashtu i tregojmë atyre se si ta tregojnë mospajtimin e tyre me mendim e jo me dhunë, dhe këtu shihet roli politik i filozofisë tek fëmijët”.

“Për filozofinë mund të flitet në ekonomi, mund të flitet edhe në kafe. Ne s’kemi nevojë me qenë filozof dhe të mendojmë për dashurinë që të shkruajmë për të. Fëmijët gjithmonë shtrojnë pyetje dhe ne duhet të nisemi nga pyetjet e tyre. Filozofia definohet nga objekti i saj”.

“Të gjitha mitet nga Platoni e filozofët tjerë nuk janë vetëm për t’i kënaqur njerëzit, ato janë përfolur nga filozofët për t’i ilustruar konceptet e tyre. Alegoria e shpellës tek Platoni është tregim i veçantë tek fëmijët dhe nga ajo mund të tregoni se çka është teoria e njohjes”, tha ai, raporton EO.

Ai tha se librat e tij mundohen kryesisht të thjeshtësojnë gjuhën filozofike të fëmijëve derisa ka  përmendur librin “Bota e Sofisë” nga autori Jostein Gaarder si një nga shembujt më të mirë se si të rinjtë ta mësojmë filozofinë e të përjetojnë aventurë njëkohësisht.

Të ngjashme