“Autostrada Biennale” publikon emrat e artistëve të përzgjedhur nga kuratori, Giacinto Di Pietrantonio

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor “Autostrada Biennale” me kënaqësi publikon emrat e artistëve të përzgjedhur nga kuratori, Giacinto Di Pietrantonio.

Nga Giacinto Di Pietrantonio, kurator i edicionit të dytë të Autostrada Biennale:

Është e natyrshme që duke jetuar në një botë ku jeta virtuale është shndërruar në diçka vendimtare për ekzistencën tonë, në momentin që na shfaqet një ide në kokë, hapi i pare është të hymë në internet dhe të kërkojmë në Google për lajme apo referime që mbështesin idenë tone. Nëse kërkojmë në Google “La Rivoluzione siamo noi” për 0,47 sekonda na shfaqen 27.700.000 rezultate, pra një gjë enorme.

Sido qo të jetë, për të gjithë ata që merren me art, është shumë inkurajuese të shihet se rezultati i pare që del është vepra e Joseph Beuys-it, e vitit 1971, me titullin “La Rivoluzione Siamo Noi”. Titulli nuk është përkthyer sepse Beuys e emërtoi veprën në italisht, në kohën kur e mendoj dhe punoj veprën në Itali, një gjë të madhe e të shumëfishtë në letër, një lloj posteri, i prodhuar nga agjencia “Modern Art Agency” në Napoli. Bëhet fjalë për një printim të ngjyrave me dimensione 185X106 cm, i botuar në 180 ekzemplarë, në të cilin shfaqet Beuys, duke ecur drejt nesh me kapelë tirku në kokë, këmishë të bardhë, jelek peshkatarësh, xhinse, çizme dhe çantën në supe.

Kjo është një nga veprat e artit bashkëkohor të cilën e parapëlqej për shumë arsye, si ato formale, gjithashtu edhe për nga përmbajtja. Është vepra të cilën do ta merrja po të mbetja në një ishull të vetmuar. Pra, është një vepër të cilën e mbaj gjithmonë me vete, e cila më shoqëron që kur mësova për të. Pastaj, disa vite më parë, ia dola që të siguroj një ekzemplar, të cilin e instalova në hyrje të shtëpisë sime. Dhe në fakt, kushdo që më viziton në shtëpi është i mirëpriturit, si nga unë, po ashtu edhe nga Joseph Beuys, i cili ecë pas meje drejt mysafirit, dhe për një moment, unë, dhe mysafiri apo mysafirët bëhemi “Revolucioni Jemi Ne”.

Është evidente se sot, por edhe që disa dekada, termi revolucion tingëllon si i dyshimtë. Kjo për shkak të dështimeve të narativave të mëdha, që nga Iluminizmi e më vonë e kanë mbajtur botën me premtime revolucionare, qoftë të së djathtës, qoftë të majtës, e që kanë prodhuar dramat e shekullit të njëzet të cilat të gjithë i dijmë shumë mire. Dhe për shkak të këtyre dramave, në fund të shekullit të gjithë nxituan ta varrosin fjalën revolucion, por me të cilën gjithashtu varrosën utopiat dhe shpresat për të ardhmen. Megjithatë, ‘La Rivoluzione Siamo Noi’ më bën të mendoj jo aq shumë për revolucione politike, por ato personale, dhe në rastin e artit, për ato gjuhësore. Arti, edhe kur nuk duket i tillë, është gjithmonë bartës i risive, i hapjes, i ndryshimit dhe mbi të gjitha, i lirisë.

Kurrë nuk e kam menduar artin si një fakt estetik apo kënaqësi soditëse, por një shprehje e dendur njerëzore e etikës dhe e estetikës. Por para së gjithash e shoh artin si një shërbim estetik ndaj etikës, siç na sugjeron Walter Beniamin, dhe në të cilin rast vepra ka diçka të përbashkët edhe me veprën ‘’Udhëtari në Detin e Mjegullës’’, të vitit 1818, nga Caspar David Friedrich. Është e njohur se Benjamini flet për veprën “Angelus Novus” të vitit 1920, të Paul Klee, duke i dhënë kuptimin e një engjëlli historik, me trupin drejt së ardhmës, përderisa fytyrën dhe shikimin e ka të kthyera nga e kaluara, apo me fjalë tjera ndërmjet të vjetrës dhe të resë. Ndërsa Friderich, në veprën e tij ‘’Udhëtari në Detin e Mjegullës’’, pikturon një figurë të vetmuar të njeriut dhe të artistit romantik udhëtar, i cili ndalet dhe vëzhgon nga lart një hapësirë të madhe mjegulle me shpinë të kthyer nga ne. Është vetmia romantike e njeriut përballë madhështisë së natyrës, të cilën Beuys e riprodhon në veprën fotografike “Mbrojtjes së Natyrës (klaviçembal)”, me dimensione 99,5 x 67 cm të vitit 1981, saktësisht dhjetë vite pas “Revolucioni Jemi Ne”.

Këtu gjejmë shumë prej çështjeve urgjente të shoqërisë bashkëkohore si marrëdhënia me shoqërinë, historinë, natyrën, dhe qenien tonë në botë, por jo në mënyrë passive-didaktike, por aktive dhe duke ecur drejt së ardhmes. E tëra kjo nuk është në mënyrë didaktike, përndryshe nuk do të ishte art, por në mënyrë aktive. Dhe, kur them aktive, nuk referohem në një ide të aktivizmit, por në atë të ndryshimit të ndërgjegjes, të cilën çdo vepër arti e provokon, pak a shumë.

Në të vërtetë thuhet se vepra e Beuys-it nuk ka asgjë të bëjë me “revolucionaren”, nga pikëpamja e një ikonografie didaktike, e cila do të duhej të përmbante një simbol politik. Në këtë rast, të gjelbërimin gjerman ose diçka të ngjashme. Vepra na tregon udhëtimin drejt botës, nëpër botë dhe për botën. Siç na sugjeron “Revolucioni Jemi Ne”, duhet të lëvizim drejt së ardhmes, sepse nuk jemi engjëj të shtyrë nga stuhia e cila vjen nga parajsa, dhe as udhëtarë të palëvizshëm dhe soditës të një deti të mjegullt, metaforë e një të ardhme të pasigurt. Por sikur arti, ne jemi qenie në lëvizje, duke ecur drejt së ardhmes që edhe nëse e pasigurt, duhet gjithmonë ta kërkojmë.

E kjo është e ardhmja të cilën përpiqemi ta kuptojmë në edicionin e ri të Autostradës Bienale përmes artisteve te ftuar:

Giulio Alvigini (Itali), Apparatus 22 (Rumuni), Levent Bütüçi (Kosovë), Nemanja Cvianovič (Kroaci), Lana Čmajčanin (Bosnia dhe Herzegovina), Mirza Dedač (Serbi), Jan Fabre (Belgjikë), Jakup Ferri (Kosovë), Lek M. Gjeloshi (Shqipëri), Emre Hüner (Turqi), Hristina Ivanoska (Maqedonia Veriore), Lorena Kalaja (Amerikë), Sanja Latinović (Serbi), Iva Lulashi (Shqipëri / Itali), Mucci Comics – Marco Mucci and Matteo Pomanti (Itali), Fatmir Mustafa – Karllo (Kosovë), Kolektivi Orkide (Kosovë), Anatoly Osmolowski (Rusi), Adrian Paci (Shqipëri), Tommaso Pincio (Itali), Ilija Šoškić (Mali i Zi), Somer Şpat (Kosovë), Giuseppe Stampone (Itali), Lola Sylaj and Dardan Zhegrova (Kosovë), The Cool Couple – Niccolò Benetton and Simone Santilli (Itali), Francesco Vezzoli (Itali), Driant Zeneli (Shqipëri).

Të ngjashme