“Baballarët kosovarë dhe suedezë” – ekspozitë vetëdijesuese për rolin prindëror

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 11:12 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasada e Suedisë në Prishtinë, në bashkëpunim me disa organizata, kanë organizuar ekspozitë në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, me temën, “Baballarët kosovarë dhe suedezë”, raporton EkonomiaOnline.

Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Nernmarck Ahliny, tha se kjo ekspozitë është për të treguar që prindërit janë të njëjtë dhe secili prej tyre duhet të jetë i përfshirë në aktivitetet e fëmijëve njëjtë.

“Ne e kemi bërë këtë ekspozitë për të treguar se si është jeta e përditshme si prind dhe gjithashtu për të ngjallur një diskutim se çfarë do të thotë të jesh baba. Këtë duhet ta kuptojë çdo kosovarë”, tha ajo.

“Ne kemi gjetur disa avantazhe për të drejtat gjinore në mes prindërve dhe gjithashtu për avantazhet e burrave për të qenë i tëri i involvuar në aktivitetet prindërore, është e lehtë të jesh prind që bën qortime dhe luan futboll por edhe gjërat e tjera janë njerëzore dhe çdo kush mund t’i bëj”, shtoi ajo.

Valeza Zogiani, hulumtuese e politikave ne institutin D4D tha se ekspozita ka qëllim përfshirjen e baballarëve në rritjen e fëmijëve.

“Bashkë me ambasadën e Suedisë kemi organizuar ekspozitën e fotografive “baballarët suedeze dhe kosovarë” që ngërthen një mori aktivitetesh që kanë qëllim nxirjen e debatatit punlik për përfshirjen e baballarëve në rritjen e fëmijëve”

Zogjani tha se po ashtu qëllim i ekspozitës është arritja e barazisë të dy prindërve në rritjen dhe aktivitetet me fëmijë.

Ajo tha se ekspozita do të jetë e hapur në sheshin “Zahir Pajaziti” nga ora 10:00 deri në ora 16:00.

Të ngjashme