Baleti Kombëtar i Kosovës dëshmohet si institucion serioz në Paris

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 08:49 | Nga

Shfaqja që i referohet gjendjes aktuale të Kosovës, të ardhmes së saj e perceptimit të traditave, realizuar në një skenografi minimale, krijon portretin e një prej shteteve më të izoluara në Evropë.

Si e tillë kjo histori u përcoll përmes vallëzimit për tri net me radhë dhe magjepsi publikun francez, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Recomposed” me koreografi të Christopher Beranger dhe Jonathan Pranlas, nga balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës, u luajt në teatrin me traditë 80-vjeçare “La Palace” në Paris. Kjo qe hera e parë që balerinët kosovarë prezantuan shtetin në Francë. Ata u mirëpritën me duartrokitje dhe brohoritma të shumta.

“La Palace” është një teatër, i cili përveç shfaqjeve mirëpret edhe koncerte e aktivitete të tjera. Salla e saj ka rreth 600 ulëse.

Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj, ka thënë se salla për tri net me radhë ka qenë e mbushur gati përplot. Fakti se kjo trupë ka bërë që publiku francez të jetë prezent dhe të duartrokasë performancën e BKK-së, për Brahimajn, është arritje shumë e lartë. Megjithëse e kishte marrë pak me drojë se si do të jetë pritja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme