Bashkëpunim zviceran-shqiptar për një komedi të metrazhit të shkurtër

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 21:39 | Nga

Nis një bashkëpunim zviceran-shqiptar për një film të metrazhit të shkurtër, të zhanrit komedi.

Xhirimet janë planifikuar të fillojnë gjatë muajit qershor dhe korrik, në të dy shtetet, Kosovë dhe Zvicër.

Kjo nismë vjen nga aktorët Jeton Zogjani, Ridvan Murati dhe Edi Kastrati, aktorë të serialit, ndër më të shikuarit në vend “O Sa Mirë”.

Organizimin për shtetin Zviceran e ka aktori dhe njëherësh drejtor i Qendrës Kulturore në Cyrih, Ridvan Murati, ndërsa për Kosovë Jeton Zogjani dhe Edi Kastrati.

Të ngjashme