Befasi të reja në “O sa mirë”, largohen aktorët që ju futën politikës

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë u paralajmërua se së shpejti fillon sezona e shtatë e serialit “O sa mirë”, serial ky që është mjaft i dashur për publikun, shkruan Indeksonline.

I kontaktuar nga Indeksonline, producenti i serialit në fjalë, Fisnik Vejsa ka zbuluar të rejat e sezonit të shtatë të “O sa mirë”.

Ai ekskluzivisht për Indeksonline, ka bërë të ditur se aktorët Fisnik Ademi, dhe Jeton Zogjani kanë vendosur të largohen nga seriali, për shkak se i janë futur politikës, me ç’rast ai tregoi se pa ta projekti është dëmtuar, pasi kanë qenë mjaft të dashur për publikun, transmeton Indeksonline.

Ndërsa do të ketë edhe prurje të reja.  Miran Ramadani do të jetë pjesë e serialit që nga sezoni i ri, personazh ky i cili është mjaft i njohur në Instagram.

Poashtu do të ketë edhe artistë të ri nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Producenti gjithashtu ka zbuluar se sezoni i ri do të ketë shumë të reja dhe shumë befasi.

Do të jetë tërësisht koncept i ri, derisa ai zbuloi për Indeksonline, se personazhi “Llokmani” e ka shitur shkollën për shkak të borxheve, tematikë kjo që pritet ta shtoj edhe më shumë interesimin e publikut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme