Biblioteka e Qytetit në Pejë bëhet me këndin Jusuf Buxhovi

Pejë | 08 Dhj 2018 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Biblioteka e Qytetit të Pejës “Azem Shkreli” do ta ketë këndin e shkrimtarit Jusuf Buxhovi.

Në takimin e mbrëmshëm që pati me drejtuesit e Bibliotekës dhe disa krijues dhe intelektualë pejanë, autori ia dhuroi Bibliotekës 100 libra, të shumtën nga opusi tij letrar dhe historiografik.

Me këtë rast Buxhovi tha se ndjehet i nderuar që në vendlindjen e tij, krahas shkrimtarëve të tjerë, në Bibliotekë do të gjendet edhe këndi i tij i librave.

Gjatë bisedës me krijuesit pejanë, Buxhovi theksoi rolin e intelektualit në shoqëri tejet të rëndësishëm veçmas në rrethanat e tranzicioneve nëpër të cilat po kalohet si dhe angazhimin e tyre që politika të mos kthehet në frenues apo abuzues të procesve shoqërore, siç ndodhi të shumtën gjatë viteve të fundit kur shtet bërja unë kthye në shtet plaçkitje.

“Në këto rrethana, intelektualët jo vetëm që duhet të jenë kritik ndaj politikës, por edhe orientues të saj, sidomos kur rrënohen sistemet e vlerave dhe idealet e lirisë dhe ato të demokracisë akuzohen ose rrënohen nga ata që uzurpojnë pushtetin me metoda kriminale”, ka thënë Buxhovi.

Të ngjashme