Blendi Fevziu promovon “Pushtetin” në Kosovë

Prishtinë | 21 Dhj 2016 | 23:22 | Nga

Libri “Pushteti – magjia, makthet dhe fundi i tij” i Blendi Fevziut ka marrë kritika pozitive nga të pranishmit në panelin për promovimin e tij.

Gazetari Baton Haxhiu e ka potencuar si referencë filozofin Niçe, duke theksuar se libri jep dimensione të qarta dhe shumështresore të pushtetit, raporton Klan Kosova.

“Ky libër është për gjithkënd dhe askënd”.

“Këtu mund ta gjejnë veten të gjithë, apo asnjë. Është një libër i rrallë, që jep dimension të qartë për pushtetin”.

Opinionisti Henri Çili ka thënë se Fevziu është gazetari më i madh shqiptar, që përmes këtij libri na e bën më të afërt pamjen e pushtetit.

“Është rasti që të komunikojmë dhe ta bëjmë më human pushtetin. Të ketë pak më shumë njerëzillëk dhe kulturë në të, për ta bërë më të dobishëm”.

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se ky libër mund të lexohet nga të gjithë dhe çdokund, duke e krahasuar me një libër të autorit të famshëm George Orwell.

“Sot po bëjmë promovimin e një iniciative të re të Ministrisë së Jashtme, përkatësisht Akademisë Diplomatike. Politika e jashtme është lojë në dy nivele, për elektoratin dhe partinë, si dhe në nivel të jashtëm. Ky libër është diçka mes letërsisë dhe eseistikës. Do ta krahasoja në një aspekt me George Orwell, apo me një autor timin të preferuar, Elias Canetti”.

“Është libër që nëse përkthehet mund të lexohet në çdo gjuhë, në çdo kulturë, në çdo kohë”.

Image may contain: 2 people, people sitting, suit, text and indoor

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme