Botohet dy libra me epitafe osmane në gurë varresh, dëshmi për identitetin fetar të popullit tonë

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 14:30 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fakulteti i Studimeve Islame, ka bërë përurimin e dy botimeve të reja: Epitafet në gjuhën osmane, deshifrimi dhe përkthimi i tyre-Regjioni i Prishtinës dhe Epitafet në gjuhën osmane, deshifrimi dhe përkthimi i tyre-Regjioni i Mitrovicës, të autorit Agron Islami.

Kryetari i Bashkësisë Islame, myftiu Naim Tërnava tha se trashëgimia për një popull paraqet pasurinë materiale përmes së cilës shprehet identiteti kombëtar, kulturor e fetar.

“Trashëgimia  kulturore për një popull paraqet pasurinë materiale përmes së cilës shprehet identiteti kombëtar. Kultura mareriale Islame në Kosovë është shfaqur nga depërtimi  i Perandorisë Osmane. Trashëgimi islame ka rëndësi për qytetërimin islam, nga se paraqet vazhdimësinë e autoritetit të shqiptarëve. Veprat qe po promovojmë paraqesin rëndësi të veçantë për njohjen e të kaluarës sonë sepse përmes gurëve të varrezave harrojmë të gjejmë për të kaluarën tonë”, tha ai.

Ai përgëzoi Fakultetin e studimeve Islame që ka marr përsipër këto projekte dhe Tërnava shprehi dëshirën që tq ketë botime edhe të regjioneve të tjera.

Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, Farush Rexhepi tha se Epitafet janë dëshmi mbi praninë e kulturës, civilizimit dhe fesë ndër shqiptarë.

“Botimi i dy vëllimeve i shtohen vargut të disa aktiviteteve tjera shkencore si dhe 12 titujve tjerë që i ka botuar Fakulteti i Studimeve Islame. Këto botime janë të një rëndësie të veçantë sepse Epitafet janë dëshmi mbi praninë e kulturës civilizimit fesë dhe arkitekturës së një populli. Tekstet japin njohuri për të kaluarën dhe historinë e popullit tonë dhe ato konsiderohen si rojtarët e një qytetërimi të heshtur. Epitafet në gjuhën osmane në regjionin e Prishtinës është projekt qe do ti realizojmë në 7 regjione të Kosovës”, tha ai.

 Recesenti i vëllimit të dytë Ermal Nuha tha se nga 206 gurë varresh qe janë evidentuar 69 prej tyre kanë qenë të dëmtuara.

“Jam i privilegjuar që më është dhënë mundësia e konkretisht në regjionin e Mitrovicës. Ndërkohë në Mitrovicë janë evidentuar  101 gurë varresh dhe në Prishtinë 105 dhe në të dyja kemi 206 gurë varresh. Nga 206 që janë në total 69 prej tyre janë  të dëmtuara. Në Mitrovicë janë 27 gurë varresh që kokat i kanë pas të dëmtuara. Vendi se ku janë prodhuar gurët ne nuk kemi ndonjë informacion. Mbledhja e materialeve në mënyrë të veçantë është bërë me imamët e fshatrave”, tha ai.

Përkthyesi i Epitafeve, Agron Islami tha se ka qenë shumë e vështirë identifikimi i tyre, por me një angazhim dhe përkushtim ia arriti qëllimit.

“Duke filluar identifikimi i tyre në teren dhe janë ekspozuar kushteve të rënda klimatike dhe ka qenë shumë e vështirë. Ne si autor kemi synuar që opinionit shkencor ti ofrojmë një punim të dorës së parë. Ne kemi ardhur në përfundim se të huajt duhet ta kuptojnë edhe atë gjuhë nga tereni”, tha ai.

Në këto dy vëllime janë trajtuar mbi 200 gurë varresh me mbishkrim osman, ku së bashku me fotografinë origjinale është dhënë transkriptimin dhe përkthimin e teksteve mbivarrezore (epitafeve) të cilat në vete përmbajnë të dhëna me interes për historinë, gjuhën dhe kulturën shpirtërore të të parëve tanë.

Të ngjashme