Brenda kishës çeke të 40.000 eshtrave

Prishtinë | 16 Qer 2019 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Në zemër të fshatit çek Kutná Hora fshihet arkitektura më e bukur e gjithë Bohemisë. I vendosur rreth 70 kilometra në lindje të Pragës, ky fshat mesjetar është kompletuar politikisht, ekonomikisht dhe kulturalisht bashkë me kryeqytetin gjatë shekujve 13 dhe 16, falë pjesërisht lulëzimit të minierave të argjendit që e pasuronin rajonin asokohe.

Sot, megjithatë, Kutná Hora e shpërfaq vizionin më të përmbajtur e ndonjëherë edhe më të rëndësishëm të kulturës dhe traditës çele – njëherësh e ka edhe statusin e trashëgimisë së mbrojtur botërore të UNESCO-s, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”.

Por në mes të ndërtesave të stilit barok dhe kishave mesjetare fshihet një atraksion që pa dyshim se nuk është i përshtatshëm për vizitorë pa guxim.

Pas një shëtitjeje përgjatë rrugicave të ngushta të lagjes së vogël të Sedlecit, shihet një faltore e çuditshme dhe paka e frikshme.

Dhe teksa Kisha e të Gjithë Shenjtorëve nuk duket e këtillë nga jashtë, brendia përmban një rrëfim magjepsës të misterit dhe vdekjes.

Të ngjashme