“Bryma e vdekjes” e Teatrit Kombëtar nuk shkon në Preshevë

Prishtinë | 15 Qer 2019 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Ishte paraparë të shfaqej sot në Preshevë, por publiku artdashës i këtij qyteti me mbi 15 mijë banorë nuk do ta ketë këtë rast. Kjo pasi që shfaqja “Bryma e vdekjes”, me tekst të Milazim Krasniqit, nën regji të Burbuqe Berishës, u anulua në momentet e fundit. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi të lëshuar nga Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarët e këtij institucioni kulturor janë shprehur të zemëruar për anulimin pa paralajmërim të shfaqjes “Bryma e vdekjes”.

“Ajo që na shqetëson dhe që jemi të zhgënjyer është shkaku se kemi marrë lajmërimin ne si institucion, vetëm një ditë para prezantimit të shfaqjes”, është thënë në njoftim. “Ne si institucion dhe si qytetarë jemi të zhgënjyer nga ky lajm i mosardhjes së shfaqjes pasi që njëra nga aktorët nuk është lejuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të prezantojë këtë shfaqje në Preshevë, pasi është edhe deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës, për shkaqe sigurie”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme