Burhan Fili sjell librin me poezi “Burrnia foli”

Prishtinë | 21 Sht 2019 | 22:43 | Nga Ekonomia Online

Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë u bë promovimi i librit me poezi “Burrnia foli” i autorit Burhan Fili.

Në këtë ngjarje morën pjesë Myftiu Naim Tërnava, drejtori i Medresesë “Alaudin” Jakup Çunaku, dekani i FSI-së, prof. Dr, Fahrush Rexhepi, studiues, profesorë, imamë, administrata e Këshillave të BI të Kosovës, Departamentit të Gruas, mysafirë nga Shqipëria, përfaqësues të jetës politike, kulturore dhe dashamirë të librit.

Fjalë rasti u paraqit edhe Myftiu Tërnava, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, vlerësoi lart punën e autorit duke thënë se kjo vepër është me rëndësi dhe vlerë të lartë etike, kulturore.

Myftiun Tërnava theksoi se Vepra që sot po promovojmë është e një rëndësie të veçantë, ngase flet për vlerat tona, për virtytet, për traditën e brumosur me mësime islame, për trashëgiminë e rrallë e shumë të çmuar, për trimërinë, bujarin, për vatanin dhe dëshmorët e saj, për historinë tonë të dhimbshme por të lavdishme. Si mjeshtër i penës që është, z. Burhani ka arritur që në poezitë e tij të ngërthejë këto elemente, funksion i të cilave nuk është thjesht përkujtimi i të kaluarës, por ndërtimi i të ardhmes duke u shikuar në pasqyrë të së kaluarës. Si shumë poetë të mëdhenj në poezitë e tyre, por edhe Burhani lehtësisht kuptohet se ai digjet derisa shkruan vargjet

“Z. Burhani duke treguar lidhjen që feja ka me vatanin ose rëndësinë të cilën feja i kushton dashurisë për vendin sikur e mbyll njëherë e përgjithmonë debatin mes fesë dhe kombit, që duhet pranuar se jo rrallëherë nxitet edhe nga qëllimkëqijtë dhe tendenciozët. Ai më tutje nënvizoi se në poezitë e z. Burhanit shohim edhe shtjellimin që i bën burrërisë e që është puro islame. Burrëria që rëndom kuptohej si vrazhdësi e ashpërsi, në poezitë e z. Burhanit është e refuzuar. Burrëria e zhveshur nga mëshira, butësia, falja, dashuria, maturia, urtësia, është arrogancë. Për këtë shkak, z. Burhani i ka vënë titull librit ‘Burrëria foli’ për të treguar se vlerat e mirëfillta duhet të jenë ato që udhëheqin me ne, jo antivlerat”.

“Kjo vepër nuk flet vetëm për vetveten por edhe për ne, edhe për përkushtimin tonë institucional që të kultivojmë publicistikën islame me të gjitha zhanret e saj. Ata që përcjellin veprimtarinë tonë botuese mund ta vërtetojnë praktikisht këtë. Ne do të vazhdojmë të mbesim zëri juaj, të jemi në shërbimin tuaj, të punojmë për të mirën e misionit me të cilin jemi ngarkuar, për çka, përveç përgjegjësisë, ndiejmë edhe kënaqësi. Të jesh në rrugën e Zotit është vërtetë kënaqësi”.

Diana Cana foli në emër të familjes dhe falënderoi myftiun Tërnava për botimin e kësaj vepre.

Mbi librin “Burrnia foli”, referuan prof. Hysen Matoshi dhe Besnik Jaha dhe Neki Kaloshi të cilët vunë në pah vlerat dhe domensionin letrar, fetar dhe atdhetar të librit.Aktori Basri Lushtaku recitoi disa poezi të shkëputura nga libri i autorit.

Krejt në fund, autori i librit falënderoi Kryesinë e BIRK-ut në krye me Myftiun Naim ef. Tërnava për botimin e librit i cili besoj se do të vlejë për kujtesën dhe nderimin fisnik që duhet të kemi ndaj të gjithë atyre që dhanë jetën për hir të Allahut, në çlirimin e Kosovës.

Image may contain: 3 people, indoor
Image may contain: 1 person, suit

Image may contain: 13 people, people smiling, indoor

Të ngjashme