Buxheti e detyron Filarmoninë të heqë dorë nga udhëtimi në Berlin

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Paraqitjet jashtë vendit për të prezantuar arritjet, njëkohësisht edhe për t’u sfiduar, mbeten synim për Filarmoninë e Kosovës. Institucioni më i lartë muzikor në vend për të bërë një gjë të tillë duhet të gjejë mbështetje financiare shtesë, krahas buxhetit që ka në dispozicion për një vit.

Me buxhet prej 300 mijë eurosh për këtë vit – 29 mijë më pak sesa në vitin 2017 – ky institucion me 120 instrumentistë e koristë organizon koncertet mujore, dhe aktivitetet e tjera që ka në program brenda vitit.

Pikërisht për shkak të buxhetit të vogël, ka hequr dorë nga prezantimi në një koncert në Berlin më 2 nëntor. Kompozitori i njohur anglez, Karl Jenkins, i kishte dërguar ftesë Filarmonisë së Kosovës që t’i bashkohet koreve nga 27 vende të ndryshme të botës për të performuar veprën e tij të njohur “Njeriu me armë: meshë për paqe”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme