Çeku: Debati për shtëpinë e Xhafer Devës e ka origjinën në Serbi, ajo ka nevojë për restaurim

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 14:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se debati rreth restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës e ka origjinën në Serbi, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë në konferencë për media, se kjo shtëpi duhet të restaurohet pasi është në gjendje të keq.

“Debati i ditëve të fundit ka origjinën në Serbi dhe kjo është e qartë, paradoksalisht, një shtet që mohimin e gjenocidit dhe rehabilitimin e kriminelëve e ka politik shtetërore tenton ta fabrikojë një narracion duke e portretizuar Kosovën si mohuese të holokaustit. Ky është një narracion i gënjeshtërt që vjen nga Serbia, sepse faktet historike janë kokëforta dhe nuk janë në anën e Serbisë, faktet aktuale e përgenjështrojnë këtë narracion absurd dhe të rrezikshëm të Serbisë”, tha Çeku.

“Monumenti i mbrojtur që në listën tonë figuron me emrin shtëpia e Xhafer Devës, është monument me pronësi publike. Përgjatë gjithë historisë së saj ka pasur edhe funksione të ndryshme publike, si shtëpi e shëndetit dhe të tjera, ka vlera të mëdha historike, edukative, shoqërore dhe të tjera. Është pjesë e kujtesës kolektive të banorëve të muzikës dhe është në gjendje të keqe, ka nevojë për restaurim, ndërtesa ka pësuar nga zjarri i vitit 2015, ndërsa ndërhyrja e fundit është bërë në vitin 2018 dhe ne kemi nevojë ta përfundojmë këtë punë të nisur qysh vite më parë”.

Ministri foli edhe lidhur me Kalanë e Novobërdës ku tha se për momentin ka zhvillime dhe komunikime për të.
“Ka zhvillime rreth Kalasë së Novobërdës, kemi masa emergjente kemi komunikim te vazhdueshëm me zyrën e UNESCO-së në Sarajevë.”
Ai tha qe kompania qe ka shkaktuar dëmin do të paguaj dëmshpërblim.”

Të ngjashme