Çeku për pozitën e drejtorit për Galerinë Kombëtare: Është vërejtur se ka konflikt interesi, është kërkuar të anulohet ky proces

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 12:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas akuzave se ka anuluar konkursin për pozitën e drejtorit për galerinë kombëtare.

Ai ka thënë se këtë e ka bërë administrata pas një analize se ka konflikt interesi.

“Nuk kam përgjegjësi për të anuluar konkurse të tilla për pozitën e drejtorit për galerinë kombëtare këtë e ka bërë administrata. Nga analiza është vërejtur se ka konflikt interesi dhe është kërkuar të anulohet ky proces. Procesi i ri për rekrutimi  e drejtorit është duke u zhvilluar. Interpretimi brenda ministrisë është brenda administratës. Kemi njoftuar agjencinë kundër korrupsionit dhe e kemi këtë detyrë që të evitojmë situata të caktuara. Kjo situatë përbën konflikt interesi”, tha ai.

Të ngjashme